E Diel, 1 Nëntor 2026

Maratona Kuq e Zi në Nju Jork. Spahiu: Të mos harrojmë trojet shqiptare (FOTO)

Share

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar iniciativën e saj Maratona Kuq e Zi, duke u ndalur këtë radhë në Nju Jork. Në këtë takim të mbajtur në rrugët e Manhatanit kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë, të cilët kanë mbështetur lëvizjën e Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka theksuar se shqiptarët nuk duhet ti harrojnë trojet e tyre, Kosovën e Çamërinë. Spahiu ka bërë gjithashtu thirrje që qeveria shqiptare të mos i falë troje Greqisë.

Pas Nju Jorkut, aktivistët e Aleancës Kuq e Zi pritet që të ndalojnë në Romë, ku do të mbajnë një tubim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›