E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona Rinore 2010, shfaqje finale në Durrës

Tiranë, 20 maj, NOA Maratona Rinore 2010, një eveniment i përvitshëm, do të paraqesë sot në qytetin e Durrësit një shfaqje finale në teatrin Aleksandër Moisiu.

Festivali te Rinjve Maratona Rinore 2010 organizohet nga Fondacioni Kulturor Bluepidamnus, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Raiffeisen Bank dhe Bashkisë Durrës.

Fituesit e kësaj maratone, zhvilluan sot një takim me ministrin e Kulturës, Ferdinand Xhaferraj.

Maratona Rinore është ideuar që të plotësojë më së miri kërkesat e të rinjve për tu aktivizuar në fusha të ndryshme të artit dhe të evidentoje talentet e reja.

Gjatë edicioneve të kaluara festivali ka treguar se sa te nevojshme e kanë të rinjtë, të marrin pjesë në projekte të tilla.

Një nga qëllimet e këtij festivali është edhe një pjesëmarrje e gjerë e të rinjve nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm duke e shndërruar Durrësin në kryeqytetin e rinisë. Krahas të rinjve nga Durrësi, Tirana, Shkodra, Korça e shumë qytete të tjera, në Durrës do të vijnë edhe të tjerë nga Prishtina, Ulqini, Budva, Shkupi dhe Sofia duke realizuar kështu shkëmbime kulturash dhe eksperiencash rinore.

Në festival të rinjtë konkurrojnë në gjini të ndryshme si këngë, kërcim modern, aerobi, etyd, skeç, pantomima, interpretim, valle popullore.

Ndër grupet e ftuara në festival veçohen ansambli i të rinjve Zdravets nga Bullgaria, orkestrën për kitarë Vihuela nga Prishtina, të cilët do të perfomojnë live këngë qytetare shqiptare të përpunuara, trupën e kërcimit moder Rebis nga Shkupi, trupën profesioniste Stefan Ljubisa nga Budva.

Gjate këtyre viteve kanë qenë me qindra të rinj pjesëmarrës si dhe mijëra të tjerë spektatorë dhe telespektatorë. Këtë vit festivali do të transmetohet në Shqipëri duke pasur Durrësin si kryeqytet të traditës dhe i kulturës Rinore.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›