E Diel, 1 Nëntor 2026

Kritika: Juliana Pasha, një performancë europiane

Përfaqësuesja e Shqipërisë, vlerësohet për këngën me shumë ritëm dhe koreografinë

Një perfomancë europiane në skenën e Eurovision 2010, ky ka qenë vlerësimi për përfaqësuesen shqiptare Juliana Pasha nga kritika e festivalit, që këtë vit do të zhvillohet në Oslo të Norvegjisë. Vetëm pak ditë na ndajnë nga interpretimi i përfaqësues shqiptare

në skenën e festivalit evropian të këngës, e ndërkohë që ajo tashmë është cilësuar si zëri më i mirë. Juliana Pasha këndoi në stadiumin Telenor Arena, afër kryeqytetit të Norvegjisë më 17 maj. Sipas faqes zyrtare të festivalit këngëtarja Juliana Pasha ka arritur që të tërheqë vëmendjen e kritikës me performancën e saj. Një interpretim i këngëtares, i cili ka lënë një shije të mirë tek kritika e festivalit që në këtë rast nuk i kanë kursyer vlerësimet për përfaqësuesen shqiptare në skenën e festivalit. Pasha u transformua në skenën e festivalit, ishte një këngë me ritëm dhe me një skenografi të mirë, këto janë disa nga vlerësimet për përfaqësuesen shqiptare nga kritika. Ndërkohë që këngëtarët konkurrentë përfaqësues të 39 shteteve janë vendosur në Oslo dhe kanë nisur intervistat televizive, si dhe performancat e para për skenën madhështore të Eurosong 2010, e cila do të ngrihet në stadiumin Telenor Arena. Në intervistën e saj për faqen esctoday.com, ku publikohen intervistat e të gjithë këngëtarëve konkurrentë të festivalit Juliana Pasha tregoi sa e lumtur ishte me performancën e saj dhe sa krenare që përfaqësonte vendin e saj në këtë eveniment. Fitorja është gjithnjë në dorën tuaj dhe duhet të votoni. Nëse pëlqeni këngën tonë, e ndjeni në zemër dhe mendoni se është kënga më e mirë votoni dhe na jepni shansin të hyjmë në finale, kështu është shprehur këngëtarja shqiptare në intervistën e saj. Më tej ajo ka treguar se ajo ndihet shumë e lumtur që ndodhet në Oslo. Jam shumë e lumtur që jam këtu, është shprehur këngëtarja shqiptare menjëherë pas performancës së saj në skenën e festivalit. Pjesë e rrëfimit të saj ka qenë dhe realiteti shqiptar, por dhe cila është arsyeja që shqiptarët kanë një zë kaq të bukur. Vite më parë në vendin tonë jo të gjithë kanë pasur televizor nëpër shtëpi dhe shkonin në familje të tjera për të parë evenimente si festivali i Sanremos apo Eurosong. Tani që jemi këtu që prej 7 vitesh dhe të mendosh se unë përfaqësoj këtë herë Shqipërinë, nuk e dini sa e lumtur jam. Jam shumë, shumë e lumtur. Sa herë që këndoj mendoj se kjo është gjëja që unë kam dashur gjithnjë të bëj, prandaj të gjithë këngëtarët në Shqipëri këndojnë me shpirt. Ato kanë këngën në zemër dhe duan ta ndajnë me të gjithë shqiptarët, por mbase dhe se ne bërtasim shumë. Kur isha fëmijë gjithnjë ulërija dhe mamaja ime thoshte ti do të bëhesh këngëtare, ka pohuar Pasha në këtë intervistë. Shqipëria përfaqësohet në këtë eveniment me këngën Its all about you të kënduar nga Juliana Pasha, me muzikë të Ardit Gjebresë dhe lirikë të Ardit Gjebresë e Pirro Çako. Juliana do të ngjitet në skenë në datën 25 maj, që është gjysmëfinalja. Ajo do të jetë e 12-ta në konkurrim. Kuptohet që emocionet janë dhe Eurovisioni është një festival ku kurrë nuk kanë munguar të papriturat. Unë them se Juliana e meriton finalen, pohon kompozitori Gjebrea. Kënga ka qenë hit gjatë këtyre muajve të vitit. Ajo është përpunuar në ShBA dhe Britani, në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë tre vajza nga Britania e Madhe. Gjithsesi versioni i parë në anglisht është bërë publik në TV Klan më 5 shkurt, 2010. Kënga në promovimin e saj ishte me piano dhe me orkestër live, por versioni tjetër u bë publik më 27 shkurt, 2010 në Shkup në festivalin Skopje Fest (Festivali Përzgjedhës për Maqedoninë në Festivalin Evropian të Këngës). Aleksander Rybak, përfaqësuesi i Norvegjisë fitoi Eurovisionin 2009, që u zhvillua në Moskë dhe sipas rregullit fituesi e çon Eurovisionintë organizohet në shtetin e vet. Konkurrentja shqiptare Juliana Pasha hap gjysmëfinalen mes 39 shteteve. Ajo do të ngjitet në skenë në natën e parë të gjysmë finales më 25 maj së bashku me Glenys Vargas nga New York City, Desiree Keedjour nga Chicago dhe Joy nga New York, të shoqëruar nga violinisti Olen Çezari. Aleksander Rybak, përfaqësuesi i Norvegjisë fitoi Eurovisionin 2009, që u zhvillua në Moskë dhe sipas rregullit fituesi e çon Eurovisionintë organizohet në shtetin e vet. Në kryeqytetin e Norvegjisë tashmë gjithçka është drejt përfundimit për tre netët e Festivalit Europian të Këngës, 25, 27 dhe 29 maj.


Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›