Arben Duro: Pirateria gjigande, është shndërruar në mafie
Situata aktuale në Shqipëri të lë përshtypjen se prona intelektuale është ajo që vlen më pak se kushdo. Ligji mbi të drejtën e autorit në Shqipëri është vënë me kohë, por si gjithmonë, jo të gjitha ligjet arrijnë të zbatohen në vendin tonë. Ne i kemi bërë lëvizjet
tona institucionale dhe ligjore për të arritur qëllimin, por kjo është shumë e vështirë, pasi çdo lëvizje e jona nëse nuk ka mbështetjen e duhur të shtetit ne do të qëndrojmë kështu, u shpreh gjatë një interviste z. Arben Duro, presidenti i agjencisë AKDIE (agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues/ ekzekutues). Në vijim të kësaj interviste, duket qartë revolta e një artisti, i cili po bën detyrën e një artisti, i cili fatmirësisht por dhe fatkeqësisht është presidenti i administrimit kolektiv të tyre. Presidenti i AKDIE z. Arben Duro, njëkohësisht dhe një prej emrave më të njohur të muzikës tregon se sot situata në zbatimin e së drejtës së autorit nuk ka ndryshuar, por mbetet e njëjtë, ashtu siç ka qenë para disa vitesh.
-U bënë vite që flitet për të drejtën e autorit në vendin, por nga intervista që ne kemi bërë para disa vitesh kur ju ishit drejtor i agjencisë AKDIE, sot jeni president i saj, çfarë ka ndryshuar?
Ne kemi më shumë se 2 vjet e gjysmë që vazhdojmë që ta mbajmë këtë agjenci me mundësitë tona private, dhe është një situatë shumë e vështirë financiare edhe për ne, pasi ne nuk marrim shpërblimin e duhur jo vetëm ne, por dhe artistët. Me të drejtë mund të them që ne jemi sot në një pozicion shumë të vështirë. Sigurisht që kanë kaluar shumë kohë dhe ne i kemi bërë lëvizjet tona institucionale, por dhe ligjore për të arritur qëllimin, por kjo është shumë e vështirë, pasi çdo lëvizje e jona nëse nuk ka mbështetjen e duhur të shtetit në tërësi, që janë shumë hallka, si prokuroria, policia, krimi ekonomik, ZSHDA etj, ne do të qëndrojmë kështu. Për sa kohë nuk do të funksionojnë të gjitha këto ne do të jemi në të njëjtën gjendje.
-Ndërkohë që ju jeni edhe vetë artist, ju duket normale kjo situatë?
Absolutisht që jo, ndaj dhe unë bashkë me Këshillin tim ekzekutiv para gjashtë muajsh për të qenë më të fuqishëm në lëvizjet tona, bëmë një lëvizje që ka dhënë rezultate të mira, sepse roli i presidentit në mënyrë sporadike nuk do të ishte normale dhe ne bëmë disa lëvizje duke emëruar drejtor ekzekutiv z. Naim Aliaj dhe unë në rolin e presidentit të agjencisë AKDIE. Ne përpiqemi dhe krijojmë konflikte mes agjencive dhe vetes, por ne nuk jemi në një pozicion të keq, por ne këtu kemi një paaftësi totale të shtetit. Unë vetë si artist e ndjej, e shikoj, sepse e njoh mirë tregun shqiptar. Njoh muzikën shqiptare, njoh mirë artin shqiptar dhe kam investuar prej vitesh dhe nuk do ta besoja kurrë që agjencitë e liçensuara me shumë shpejtësi, me shumë dëshirë nga shteti shqiptar mbeten në të njëjtin pozicion. Dhe kjo bëhet vetëm për tu justifikuar jashtë kufijve të Shqipërisë, se shteti shqiptar, qeveria shqiptare po lëviz mjaft për të ndërtuar agjencitë, pasi agjencitë janë inekzistente për sa kohë nuk mbledhin të ardhurat, sepse këtë kanë në qëllimin e vet. Pra administrimin nga përdorimi artistik dhe intelektual i të gjithë subjekteve dhe mbrojtja e artistit, pasi ne nuk mund ti bëjmë dot që të dyja, sepse nuk mund ta mbrojmë dot artistin kur ai shpërdorohet çdo ditë, në çdo orë, në çdo kohë në të gjitha format. Ne ia bëjmë prezent shtetit të gjithë këtë qëllim dhe të gjitha hallkat shtetërore, që kanë marrë përsipër që ta çojnë përpara janë njëjtin pozicion. Ne kemi pasur fatin e mirë që gjatë këtij viti ne kemi pasur dy seminare dhe sigurisht që ka lëvizje shtetërore për shkaqe që dihen, sa i takon dhe marrëveshjes së MSA, pra presioni nga jashtë është shumë më i madh dhe ky presion ka bërë që edhe shteti të bëhet më i lëvizshëm.
-Janë zhvilluar shumë takime gjatë kësaj kohe me organizma të ndryshme europiane, sipas jush për çfarë kanë shërbyer?
Ne kemi pasur takime me organizma shumë të dëgjuara në Europë dhe botë, të cilat na kanë premtuar që do të ketë në mënyrë të padiskutueshme një presion nga ana jonë, që do të thotë se shteti ose duhet ta bëjë këtë punë ose duhet të tërhiqet pasi ai është i paaftë që të tregojë dhëmbët, është i paaftë që ta respektojë dhe ta zbatojë të drejtën e autorit. Ndaj dhe ne në këtë seminar ne i kemi bërë prezent këtyre organizmave që çdo gjë që është bërë ka qenë vetëm një show mediatik, që të bëhet lëvizje për të mbuluar të vërtetën dhe ata na e kanë marrë në konsideratë çdo shqetësim tonin, madje është shumë turp kur disa institucione brenda shtetit kërkojnë që agjencitë të lëvizin dhe të jenë më fleksibël në një kohë kur nuk kemi asnjë fuqi. Unë vetë si artist që jam me miq dhe shokë kam kërkuar që të bëj regjistrimin e të gjithë artistëve shqiptarë. Agjencia pret artistët, që ata të vijnë dhe të hipotekojnë pronën e tyre, dhe që ta bësh këtë është në të mirë të tyre dhe sërish ata nuk vijnë, duke thënë se ne të kemi shok e mik, por mos merr përsipër që të zgjidhësh probleme që nuk kanë për tu zbatuar. Pra herë-herë ne mund të quhemi dhe si agjenci mashtruese, që marrim përsipër që të bëjmë gjëra dhe nuk i bëjmë dot. Por kjo nuk është në dorën tonë, pasi agjencitë ndërtohen për të administruar dhe mbrojtur artistin, pra çdo e ardhur që vjen në përputhje me ligjin nga çdo subjekt, detyra jonë është që ne ti shpërndajmë në përputhje me përdorimin që i është bërë çdo artisti brenda territorit shqiptar.
-Çfarë rezultatesh keni pasur nga bashkëpunimi me agjencitë e tjera?
Ne pas një periudhe kohore realizuam një memorandum bashkëpunimi. Realizimi i tij u bë i mundur në sajë të tre agjencive pra AMI, Albautor dhe AKDIE. Ky memorandum pati rezultatet e tij në disa momente të caktuara pozitive, pra formularët që janë çuar, dokumentet për të drejtën e autorit tek subjektet sensibilizuese, ku u janë çuar rreth 4 mijë subjekteve dhe u bë një studim në 4 mijë subjektet për të parë se sa do të ishte efikase kjo lëvizje dhe mund të them me bindje se vetëm 1 për qind mund të ketë reagim. Pra e imagjinoni, që në 4 mijë subjekte mund të ketë reagim vetëm në 50 subjekte. Kjo është e papranueshme dhe ne i kërkojmë ndihmë shtetit, duke i thënë se ne e kemi bërë rolin tonë, por dhe ZSHDA edhe ajo për shkaqe edhe të presionit të shtetit, që nuk është ashtu si duhet, ka vendosur gjoba në 400 subjekte, dhe në këto subjekte që janë pajisur me gjoba ato flenë në sirtar për sa kohë ato qëndrojnë aty janë vetëm letra që nuk kanë vlerë dhe lozet midis tatimit, prokurorisë, krimit ekonomik apo shumë hallkave të tjera që janë rreth çështjes për mbrojtjen e të drejtave të artistit. Lozet duke thënë që nuk është në detyrën time dhe nuk e kam unë kompetencën etj. Dhe si mund të bëhet, kur ne sensibilizojmë rreth 4 mijë subjekte, bëjmë reklamë prej muajsh në radio dhe shkon ZSHDA me inspektorat e saj, ku në një rast ata u nxorën për krahësh jashtë, pa i pyetur fare se kush ishin ata, dhe vjen gjoba e cila nuk paguhet. Kur shteti nuk tregon forcën e vet të këtij ligji që e ka nxjerrë vetë dhe e ka aprovuar, imagjino se në çsituatë jemi. E gjithë kjo situatë e tmerrshme na sjell sërish një pirat, i cili ka afër 2 vjet që në mënyrën e vet të paligjshme del në subjekte, duke prishur imazhin e agjencive dhe bën propagandë antishtet dhe thotë që agjencia e vërtetë jam unë dhe jo ata që i licencon shteti, sepse ata nuk mbrojnë asgjë. Ne e padisim atë në prokurori, duke çuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ai është i paligjshëm dhe prokurorisë, e cila bën punën e vet ashtu si ajo e ka bërë vazhdimisht, dhe e ka liruar sërish, pra ai vazhdon sërish më i fuqishëm se dje dhe shteti nuk ka asnjë fuqi edhe pse hajdutin e ka në tavolinë, nuk arrin të bëjë gjë. Ai vazhdon akoma të vjedh dhe të mashtrojë. Ai fiton në mënyrë deklarative, duke thënë mos i jepni agjencive të tjera veç agjencisë që ai përfaqëson. Një agjenci e palicencuar nga shteti, sepse ligji e ka të përcaktuar që këto agjenci li