E Diel, 1 Nëntor 2026

Përurohet në Galerinë Kombëtare të Arteve salloni i librit italian dhe shqiptar

Kremtimi i Ditës Botërore të Librit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ambasada Italiane në Tiranë, Bashkitë e Tiranës dhe Torinos si dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë u organizua si Salloni i Librit Italo - Shqiptar.
Para Galerisë Kombëtare të Arteve mbërritën prej disa autorëve italianë, që jetojnë e krijojnë në Itali ndërsa Marko Pautaso drejtori i sallonit të Librit të Torinos u shpreh për "Ora News" se kultura e librit po mbush boshllëkun e krijuar nga kriza ekonomike europiane.
Ndër titujt cilësorë vjen dhe vepra e Statuteve dhe Urdhëresave të Dioqezës së Drishtit nga studiuesit në Vatikan Musa Ahmeti dhe Etleva Lala.
Veprimtaria u realizua me mbështetjen e Sallonit të Librit të Torinos, si edhe Fakultetit të Historisë e Filologjisë - Departamenti të Letërsisë, do të vijojë me disa promovime titujsh si një pasdite me Danten në 765 vjetorin e lindjes së poetit kombtar të Italisë dhe përkthyesin Pashko Gjeçin, duke mbaruar mbrëmjen e së dielës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›