E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maratona e Londrës nën masa të forta sigurie

LONDËR- Tridhjetë sekonda heshtje dhe shirita të zinj në krahë do të ketë sot në Londër për pjesëmarrësit e maratonës që do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie pas tragjedisë në maratonën e Bostonit.

Rreth 36 000 pjesëmarrës do të mbajnë 30 sekonda heshtje si edhe shirita të zinj në krahë, ndërkohë që parashikohet edhe një publik i shumtë në numër përgjatë rrugëve të Londrës nga do të zhvillohet kjo maratonë.

Pas shpërthimit të dy bombave pak metra nga vija e finishit në maratonën e Bostonit, që shkaktoi tre të vdekur dhe qindra të plagosur, siguria në rrugët e Londrës është rritur së tepërmi, edhe pse policia nuk ka rritur nivelin e alarmit.

Në këtë maratonë numri i policëve do të jetë 40 për qind më i lartë nga maratona e vitit të kaluar. Edhe sipas Scotland Yard-it, që nuk jep të dhëna të detajuara, numri i policëve do të jetë ''i konsiderueshëm''.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›