"Maratona e kenges popullore" ne skenen e gurte
GJIROKASTER - Skena e gurte u shnderrua ne stacionin e radhes te "Maratones se kenges popullore" qe ka nisur prej me se 2 javesh ne qytetin e Elbasanit. Mban firmen e "Promotor" dhe Tv Klan, ky spektakel i cili kete vit eshte konceptuar ne formen e nje turneu. Stacioni i radhes ishte skena e gurte e qytetit te Gjirokastres. Ne formen e nje spektakli te vertete artistik "Maratona..." eshte ngjitur ne skenen e Odeonit te gurte, fare prane Pazarit karakteristik te Gjirokastres, e tingujt e muzikes popullore dhe asaj te perpunuar mblodhen jo pak qytetare. Artdashesit gjirokastrite kane ndjekur me duartrokitje interpretimin ne skene te kengetareve si me ne ze te muzikes popullore shqiptare dhe asaj te lehte. Partner i organizatoreve ne cdo qytet eshte edhe bashkia e cilitdo prej qyteteve ku jane ngjitur kengetaret. E gjithe stina e nxehte do te ushtoje nen tingujt e maratones, pasi turneu eshte konceptuar te zgjase jo pak. Pas Elbasanit, Pogradecit, Fierit e Gjirokastres, kengetaret do te ngjiten edhe ne skenat e qyteteve te tjera shqiptare. Koncert do te kete edhe ne Vlore, ku pushuesit ne kete sezon turistik jane te shumte. Por eshte parashikuar qe "Maratona..." do te udhetoje edhe drejt Ulqinit e Sarandes, ne fund te muajit korrik.