E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Kosoves, ne Bruksel

BRUKSEL - Konferenca e Donatoreve per Kosoven pritet te celet sot dhe ajo synon te mbledhe nje ndihme te konsiderueshme, per te ndihmuar zhvillimin e saj ne nje periudhe katervjecare. Konferenca, qe pritet te mbledhe nje numer vendesh, eshte organizuar nga Komisioni Evropian dhe pritet te bashkekryesohet edhe nga perfaqesuesi i Kosoves, ministri i Ekonomise, Ahmet Shala. Autoritetet kosovare thone se do te kerkojne nje ndihme prej mbi 1 miliard e 400 milione euro, per nje periudhe prej tri vitesh te ardhshme, nderkohe qe zyrtare evropiane thone se do te kerkojne nga partneret nje ndihme prej mbi 1 miliard euro. Besohet se dhuruesit me te fuqishem do te jene Komisioni Evropian, i cili pritet te zotohet per nje ndihme prej afro 500 milione eurosh, pastaj SHBA-ja me 400 milione dollare ndihma, nderkohe qe Britania e Madhe pritet qe te angazhohet ta ndihmoje Kosoven me 30 milione euro.

Fushat kryesore te ndihmes gjermane ne Kosove do te jene energjia, kanalizimet dhe furnizimi me uje te pijshem, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe hapjes se vendeve te reja te punes, si dhe sektori i arsimit. Angazhimi nderkombetar, orientohet sipas planit te qeverise kosovare per zhvillim dhe eshte koordinuar me donatoret e tjere. Perfaqesuesit e BE-se kane thene se donacionet per Kosoven do ta ndihmojne ate ne permiresimin e infrastruktures, qe do ta lidhe Kosoven me pjesen tjeter te rajonit, pastaj per hapjen e vendeve te reja te punes, duke e zbutur papunesine e madhe qe mbreteron ne Kosove dhe per te permiresuar kushtet ne arsim. Nje pjese e ndihmave thuhet se do te dedikohet edhe per vendbanimet me shumice serbe, me qellim te integrimit te tyre ne shoqerine kosovare.

Takimi i donatoreve eshte i dyti, pas atij te vitit 1999, pak muaj pas perfundimit te konfliktit te armatosur ne Kosove, kur BE dhe vendet anetare te NATO-s u angazhuan ne rindertimin e Kosoves dhe ndihmen per te tejkaluar krizen e pasluftes. Konferenca e donatoreve mbahet pak muaj pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe njohjes se saj nga nje numer vendesh perendimore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›