E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provat e Iranit nuk shihen si konfrontim me SHBA-ne

Sekretari amerikan i Shtetit, Robert Gates, thote se provat e raketave te kryera nga Irani jane edhe nje deshmi tjeter per domosdoshmerine e sistemit mbrojtes nga raketat ne Evrope, por ai thekson se keto prova nuk e bejne me real nje konfrontim ushtarak me Iranin. Por Gates pranon se prova iraniane deshmon per kapacitetin e fuqishem te rakektes Shahab 3 te Iranit. Versionet e meparshme te kesaj tip rakete, besohet te kene nje rreze veprimi prej rreth 2 mije kilometrash, pra mund te fluturojne nga pjesa perendimore e Iranit ne brigjet perendimore te Detit te Zi. Sekretari Gates tha se kjo prove sherben si mbeshtetje per pikepamjen amerikane se Evropa ka nevoje per nje sistem mbrojtes nga raketat iraniane. "Ky eshte nje fakt qe u pergjigjet deklaratave te Rusise se Irani nuk do te kete ne rakete balistime me rreze me te gjate veprimi brenda 10 apo 20 vjetesh. Fakti eshte se iranianet e kane nje rakete me reze mjaft te gjate veprimi. Pra per mendimin tim eshte pikerisht ajo qe ne e kemi thene prej kohesh ne mbeshtetje te vendosjes se sistemit mbrojtes ne Evrope, se ekziston nje rrezik real nga Irani. Dhe mua me duket se prova e kryer dje ne mengjes nga Irani e verteton kete".

Te marten, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, dhe homologu i saj cek nenshkruan nje marreveshje per instalimin e nje radari interceptues kunder raketave ne Republiken Ceke. Bisedimet dhe Polonine per vendin e vendosjes se sistemit kunder raketave duket se kane ndeshur nje veshtiresi te reja, por nje zyrtar i Pentagonit tha se po "zhvillohen diskutime intensive" dhe se "po behet perparim i mire".

Provat e raketave te Iranit u shoqeruan me nje retorike te ashper. Shefi i Gardes Revolucionare te Iranit tha se arsenali i raketave te vendit te tij eshte ne gatishmeri per te hapur zjarr "ne cdo kohe, dhe shpejtesi dhe me saktesi" dhe se "objektivat e armikut jane nen verrejtje". Te marten, nje tjeter zyrtar iranian tha se luftanijet izraelite dhe amerikane ne Gjirin Persik do te vihen ne shenjester, ne qofte se Irani sulmohet.

I pyetur nese keto deklarata dhe provat e djeshme iraniane me raketa, e bejne nje konfrontim ushtarak me Iranin me te mundshem, Sekretari Gates u pergjigj se nuk beson te jete keshtu. "Ka mjaft mesazhe qe qarkullojne. Por per mendimin tim, te gjithe i kane te qarta pasojat e nje konflikti te tille. Do te doja t'ju thosha se kjo qeveri po punon me kembengulje ne aspektet diplomatike dhe ekonomike me Iranin dhe po perpiqet ta beje qeverine iraniane te ndryshoje kursin e politikes se saj. Eshte pikerisht kjo strategji dhe taktike qe vazhdon te dominoje ne qendrimin tone ndaj kesaj ceshtjeje".

Shqetesimet rreth raketave te Iranit jane shtuar per shkak te perpjekjeve te tij per te ndertuar arme berthamore. Prandaj vendet anetare te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkura dhe Gjermania po perpiqen qe t'i bindin udheheqesit iraniane ta braktisin kete ambicie.

Nderkohe, Shtetet e Bashkuara thane dje se kane shtuar masat e sigurise ne Gjirin Persik, pas provave te Iranit me raketa me rreze te mesme dhe te gjate veprimi. Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs paralajmeroi Iranin se Shtetet e Bashkuara nuk do te ngurrojne te mbrojne interesat e tyre dhe te aleateve kunder cdo agresioni. Ne komentet e bera ne kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, Rajs tha se Irani nuk duhet te vere ne dyshim aftesite e Shteteve te Bashkuara. Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara po punojne nga afer me aleatet e tyre per te garantuar vetembrojtjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›