E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Kunderpergjigje serbeve

PRISHTINE - Deputetet e Kuvendit te Kosoves e cilesuan dje veprimin e strukturave paralele si te papranueshem, por ata nuk pajtohen me kohen kur institucionet duhet te ndermarrin veprime konkrete ne kthimin e rendit kushtetues ne gjithe territorin e Kosoves. "Mosrespektimi i rendit kushtetues dhe cenimi i teresise territoriale qe vjen si pasoje e veprimit te strukturave paralele te mbeshtetura nga Serbia, do ta kete kunderpergjigjen e Kosoves", - paralajmeruan dje, deputetet e partive parlamentare.

DEKLARATAT

Ndonese deputete te partive parlamentare ndajne vleresime te ndryshme lidhur me kohen e veprimit per pengimin e ketyre strukturave, si mendim i perbashket i tyre eshte se rendi kushtetues duhet te shtrihet edhe ne pjesen veriore dhe neper enklava te banuara me serbe. Shefi i grupit me te madh parlamentar, atij te Partise Demokratike te Kosoves, Rame Buja, thote se Kuvendi dhe Qeveria do ta thone fjalen e vet. Duke e shtyre edhe per nje kohe debatin ne Kuvend ne lidhje me strukturat paralele, Kosova nuk pajtohet me funksionimin e tyre, por i jep nje rast shtese qeverise se re te Serbise qe te pushoje me politiken e saj ndaj Kosoves, thote Buja, duke rikujtuar se kjo pritje e kosovareve nuk do te shkoje ne pafundesi.

Qe nga mbajtja e zgjedhjeve te Serbise me 11 maj edhe ne Kosove, te shpallura si ilegale edhe nga autoritetet nderkombetare, deputeti i pavarur, Driton Tali, ka iniciuar ne dy raste mocione, duke kerkuar qe Kuvendi te dale me qendrim kundershtues ndaj funksionimit te paralelizmave ne Kosove dhe cenimit te integritetit territorial. Tali nuk beson se Qeveria e re ne Beograd do ta ndryshoje kursin e saj politik ndaj Kosoves, nderkohe qe mosveprimin e Kuvendit dhe te Qeverise, ai e cileson si neglizhence. Se Kuvendi duhet te kete nje kunderpergjigje ndaj Serbise dhe strukturave te saj qe veprojne ne Kosove, mendon edhe shefi i Grupit parlamentar te AKR-se, Ibrahim Makolli. Ai thote se deklarimi i Kuvendit nuk do te jete i mjaftueshem, nese nuk do te percillej edhe me vendime konkrete qe do te conin kah zbatimi i rendit kushtetues ne gjithe territorin e Kosoves nga ana e Qeverise. "Kuvendi i Kosoves do te duhej te deklarohej dhe te merrte qendrim perkitazi me veprimin e ketyre institucioneve paralele dhe te obligonte institucionet ekzekutive per te ndermarre veprimet e efektshme, me te cilat do te garantohej sovraniteti dhe integriteti i Kosoves, sikurse qe do te ndikonte edhe ne zhberjen e ketyre strukturave paralele te pushtetit te Serbise ne Kosove", thote Makolli.

Sidoqofte, deputetet e pranojne se ana juridike eshte ne anen e institucioneve te Kosoves dhe u mundeson atyre qe te ndermarrin veprime ne veri, mirepo ata potencojne edhe faktin se institucionet e Kosoves nuk kane ende fuqi politike qe te veprojne pa nje mbeshtetje dhe koordinim te hapave me faktorin nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›