Maratonë filmash në "Marubi"
"Pranvera e Frankofonisë" shfaq sot në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias "Marubi" një maratonë filmash. Në orën 11:00 Ambasada e Zvicrës prezanton "Një verë pa pikë apo gjuajtje të sigurt" të regjisorit Francis Leclerc. Drama është prodhim i vitit 2008 dhe zgjat 104 minuta.
Në orën 13:00 Ambasada e Zvicrës prezanton filmin e regjisores Patricia Plattner, "Ngjyra të vogla". Komedia dramatike është një bashkëprodhim i vitit 2002 mes Francës dhe Zvicrës. Ambasada e Rumanisë propozon edhe ajo një bashkëprodhim me Francën. Në orën 16:00 projektohet "Rrapi" i regjisorit Lucian Pintilie.
Filmi i fundit që mbyll maratonën është "Kolonel Bunker", në orën 18:00. Filmi me regji të Kujtim Çashkut është një bashkëprodhim shqiptaro-franko-polak. Drama zgjat 103 minuta është në gjuhën shqipe dhe shoqërohet me titra në frëngjisht.