E Shtunë, 31 Tetor 2026

TK,shpall aplikimet për "Festivalin e të Rinjve 2009"

Teatri Kombetar shpall të hapur vitin 2009 aplikimet për "Festivalin e të Rinjve 2009". Ky projekt edhe këtë vit do të menaxhohet nga Teatri Kombëtar dhe është i ndarë në keto faza:
Faza 1- 20 mars - 10 prill shpallja dhe aplikimi
Faza 2- 10 prill - 20 maj hartimi dhe dorëzimi i projekteve
Faza 3- 20 maj - 10 qershor vlerësimi dhe projektet fituese
Faza 4- 10 qershor - 20 shtator zbatimi i projekteve dhe realizimi i shfaqeve.Faza 5- tetor organizimi i festivalit te regjisorëve të rinj
Faza 6- 1 nentor - 30 dhjetor turne te shfaqeve ne qytetet kryesore të Shqipërisë.Ky projekt është konceptuar si konkurs që u jep mundësinë artsitëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skënën e TK, me qëllim zbulimin dhe evidentimin e talenteve të rinj, të paafirmuar më parë, të cilët do të rigjenerojnë trupën dhe do të sjellin risi më këtë zhanër.Impakti i këtij projekti është ndikimi i drejtpërdrejtë në integrimin e artistëve të rinj në institucionet publike të artit, mundësimin e konkurencës mes të rinjve më të spikatur dhe rritjen e ndërgjegjësimit të institucioneve publike kombëtare të kulturës për krijimin e hapësirave në shërbim të artistëve të rinj. Këtë vit, do të jenë përfitues 6-7 projekte dhe fondi publik i akorduar nga MTKRS është 5.500.000 lekë. Për vitin 2009, përpos festivalit të të rinjve i cili kurorëzohet me shpalljen e shfqajes fituese dhe përfshirjen e saj në kalendarin artistik TK, është menduar që premierat të ryejnë një turne në disa nga teatrot bashkiakë. Kjo në funksion të njohjes dhe afirmimit të artistëve të rinj edhe në teatrot e qyteteve kryesore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›