E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marca: "Lamtumirë Barça, marrëveshje Roni-Çelsi"

Ronaldinjo ka pranuar megaofertën e Roman Abramovicit. Miliarderi rus është i gatshmë të paguajë 10 mlionë euro në vit. Ky është lajmi që ka botuar gazeta spanjollë "Marca". Ronaldinjo në krizë marrëdhëniesh me Barcelonën pritet të luajë për Celsin sezonin e ardhshëm. Burimi është shumë i sigurt pasi bëhet fjalë për vëllain e Ronaldinjos, Robert Assis, njëherësh edhe menaxheri i yllit brazilian. Fjalët e menaxherit të Ronaldinjos: "Nëse nuk është më i nevojshëm le ta lënë në parametra zero", krijuan jo pak shqetësim në kampin e Barcelonës. Kontradiktat midis palëve janë në kulmin e tyre dhe lamtumira është thuajse një realitet. Ajo që mbetet për tu zbardhur është se kur do të firmoset zyrtarisht kontrata e tij. Lajmi i akordit midis londinezëve dhe Ronaldinjos u përgënjeshtrua menjëherë nga klani i Ronaldinjos, që më shumë është një paralajmërim për presidentin e Barcelonës, Laporta. "Unë nuk mund të pranoj oferta, - tha me diplomaci Roberto Asis. "Vetëm Barcelona mund ta bëjë, duhet të pyesni te klubi. Ua them me siguri, se unë nuk kam ardhur këtu për të trajtuar atë, por thjesht për të parë familjen dhe vëllain tim. Celsi? Cdo të mërkurë dhe të diel shkruhet një histori tjetër, në futboll gjithcka ndryshon me shpejtësi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›