SHTYPI/ Duka: Berisha të veprojë, nëse ka fakte

Nga Jorgis MEMO, Sporti Shqiptar
Nuk ka dashur të flasë për mediat rreth situatës së fundit, por këtë privilegj e bën për shtypin sportiv. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u prononcua dje për herë të parë, pas akuzave të palës shtetërore. Duke diskutuar me zëvendësin e tij, Bujar Kasmi, i ulur në kolltukun e rehatshëm të zyrës dhe i shqetësuar në cdo moment në telefon, kryesisht nga njerëzit e medias, Duka shprehu haptazi pezmatin e tij për situatën në të cilën ndodhet futbolli shqiptar. Për kreun FSHF-së nuk llogariten aspak në inventarin e tij, akuzat e fundit, kryesisht në letrën që ministri Pango i ka dërguar UEFA-s. Ai gjen rastin t'i thotë Kryeministrit, Z. Sali Berisha, që nëse ka pasur fakte dhe nuk ka vepruar, është gabimi i tij. Ndërkohë, 1-shi i federatës flet edhe për ish-trajnerin Oto Baric, që e cilëson një nga më të mirët që ka parë. Për sa u përket masave, thotë se nuk do të ketë pezullime lojtarësh, ndërsa për trajneri e ri deklaron se ende nuk ka ndonjë konkrete dhe nuk po nxitohet në këtë aspekt. "Akuzat e Pangos nuk janë në inventarin tim" Për situatën dhe akuzat e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Duka u shpreh: "Realisht kjo situatë nuk është e mirë dhe e këndshme për futbollin në përgjithësi, sepse po dëmtohet loja dhe imazhi për të. Kjo nuk besoj se është në favorin e askujt. Në këtë këndvështrim, unë e shikoj me shumë shqetësim situatën, gjithnjë për perspektivën e lojës. Ndërsa për akuzat personale, të cilat dikush mund t'i vlerësojë, po ju them se nuk i kam fare në inventar. Akuza të tipit që presidenti ka shitur ndeshjen apo filani e ka blerë, janë shumë të vjetra për mua. Kjo që po bëhet nga MTKRS-ja është e njëjta luftë, por tani në mënyra të tjera. Shumë i rrezikshëm është fakti që kjo luftë bëhet duke shfrytëzuar atë që është gjëja më e rëndësishme për njerëzit, ekipi kombëtar. Për këtë nuk më vjen aspak mirë. Unë gjithnjë do të vazhdoj me të njëjtën monedhë dhe do të jem i mendimit që ministria dhe cdo faktor tjetër në Shqipëri duhet ta ndihmojnë futbollin. Nuk besoj se kjo është rruga për ta ndihmuar atë. Kombëtarja është pëlqyer gjatë gjithë vitit, ndërkohë që tani të gjithë duhet të tregojmë dashamirësi, dhe jo kur ka një rezultat negativ ta kryqëzojmë atë. Po shikoj që futbolli në Shqipëri nuk po ndihmohet. Eshtë gjetur një kohë e përshtatshme për ta luftuar atë." "Nëse ka fakte Kryeministri Berisha, të veprojë" Duke folur për deklaratën e Kryeministrit Berisha, i cili ka nënvizuar se kombëtarja shqiptare po drejtohet nga një grup mafioz, presidenti i FSHF-së, Armand Duka u shpreh: "Për sa i përket deklaratës që ka bërë Kryeministri i vendit, edhe pse ne jemi përgjigjur një herë, si president i FSHF-së mund të them se ndoshta ai ka qenë i mërzitur që nuk janë fituar dy ndeshjet e fundit. Kryeministri e ka thënë vetë që nuk është specialist, por nëse ai ka fakte që është shitur ndeshja dhe nuk vepron, ky është gabim, 3 herë ose 4 herë i tij. Mendoj se po të kishte pasur fakte për këtë cështje, mëkatari do të ishte me kohë në "hell". Pra, nuk besoj se do të paralajmërohesh kaq shumë." "Duhet të dimë t'i pranojmë edhe humbjet" Po si e mendon Duka zhgënjimin kuqezi në dy eliminatoret e fundit dhe paraqitjen në tërësi të kombëtares në ndeshjet kualifikuese për finalet e Euro 2008-ës? "Të gjithë stërviten dhe paguajnë, pra dinë të luajnë futboll. Natyrisht, askush nuk dëshiron që të humbasë, as ndeshjen e parë dhe as të fundit, aq më pak të humbi 6-1. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, prandaj edhe futbolli është i paparashikueshëm. Nuk është cudi që një ekip si Malta të të mundë. Jo vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera ka surpriza. Futbolli ka një shprehje të bukur: "Duhet të dish të humbasësh dhe aq më shumë ta pranosh atë." Në vendin tonë nuk është arritur ai emancipim që të pranohet humbja. Nuk kam shumë qejf t'i përgjigjem politikës, por edhe ata politikanë, kur humbasin në zgjedhje, të rrallë janë që e pranojnë atë. Pra, duhet të dish ta pranosh humbjen. Në fillim të edicionit të gjithë ishim koshientë dhe deklaronim që nuk kemi mbrojtje të mirë. Luajtëm dhe mbrojtja jonë në disa ndeshje nuk pësoi gola dhe të gjithë menduan se ky repart u rregullua. Pra, të gjithë kujtuan se kjo ishte një mbrojtje solide, por e vërteta është se në dy ndeshjet e fundit ajo u shpartallua. Paraqitja e kombëtares pa dyshim që ka qenë e mirë dhe unë mendoj se në fund morëm atë që meritonim. Edhe unë si të gjithë të tjerët jam i zhgënjyer nga paraqitja e lojtarëve në dy takimet e fundit, por tani nuk mund të them se kush luajti mirë apo kush keq. Futboll nuk dimë të luajmë vetëm ne." "Nuk do të pezullojmë asnjë futbollist kuqezi" Qarkullojnë zëra se FSHF-ja mund të pezullojë disa lojtarë për mosimpenjim të tyre në dy takimet e fundit, por Duka nuk është i këtij mendimi, madje u del në krah edhe veteranëve të ekipit kuqezi. "Nuk do të pezullojmë lojtarë dhe normalisht nuk do të hyjmë në anën teknike. Trajneri që do të vijë do të shikojë me hollësi ndeshjet dhe do të grumbullojë pa dyshim ata lojtarë që janë më në formë. Natyrisht, do të shikojë paraqitjen momentale. Në kombëtare do të luajnë më të mirët dhe këtu nuk ka aspak rëndësi mosha e lojtarëve. Eshtë e vështirë të largosh lojtarë. Futbolli kështu funksionon dhe nuk di ndonjë formë tjetër. Edhe në klube, e njëjta gjë ndodh. Lojtari më i ndryshueshëm është trajneri, por jo gjithnjë faji është i tij." "Trajneri Baric ishte demokrat me futbollistët" Duke folur për ish-trajnerin e kombëtares, Oto Baric, presidenti Duka foli për aftësitë e tij më të mira, por edhe ato ku ai calonte. I pyetur nëse do t'i merrte një mendim kroatit për trajnerin e ri, Duka tha: "Absolutisht jo. Për mua Oto Baric është trajneri më i mirë që kam parë. Për anën taktike, mënyrën e motivimit të ekipit brenda 90-minutëshit, ai ka qenë fantastik. Megjithatë, në marrëdhëniet me lojtarët ishte shumë demokrat, jo diktator. Barici nuk shfaqej i fortë në disiplinë, për sa i përket grumbullimit të futbollistëve. Por, këta të fundit, duhet t'i kontrollosh dhe në këtë aspekt ai ishte shumë liberal. Si njeri, kroatin nuk e njoh." "Asgjë konkrete për trajnerin e ri të kombëtares" Në lidhje me tratativat për trajnerin e ri të kombëtares, njëshi i institucionit të futbollit shqiptar, i cili ka ekskluzivitetin për ta zgjedhur, pohoi se ende nuk ka asgjë konkrete dhe për këtë cështje nuk do të nxitohet. "Eshtë bërë një listë e gjatë me trajnerë, që janë treguar të gatshëm për drejtimin e ekipit kombëtar. Gjithashtu, nga ana tjetër, edhe ne kemi një listë me trajnerë, që nuk kanë shfaqur ndonjë dëshirë, por është vullneti ynë për të hyrë në bisedime me ta. Gjatë kësaj kohe do t'i seleksionojmë dhe nuk do të nxitohemi për të zgjedhur njeriun e duhur,"- pohoi Duka. Më tej, i pyetur për preferencat, trajner i huaj apo shqiptar, ai u përgjigj me diplomaci: "Jam për trajner." Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, që mund ta shpreh. Nuk kam dëshirë të gënjej. Nuk dua të abuzoj me emra të mëdhenj, që janë përfolur. Për sa i përket Roberto Baxhios, dikush më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që është i gatshëm, vetëm kaq, lidhje tjetër nuk kam bërë. Madje, nuk e di nëse është vërtet i gatshëm." "Shorti? Ne duhet të konkurrojmë me Hungarinë" "Për skuadrat nuk mund të thuash se cila është e fortë dhe e dobët. Eliminatoret e kaluara treguan që në futbollin e sotëm ka gjithnjë surpriza. Realisht, me këtë short, mund të jemi edhe në vend të fundit, sepse nuk është ndonjë cudi. Sipas nivelit real që kanë skuadrat, duke patur parasysh Portugalinë, Suedinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Maltën, konkurrenca jonë me hungarezët do të ishte normale për renditjen. Pra, për hir të së vërtetës, më normalja do të ishte konkurrenca jonë me Hungarinë." Po cfarë i kërkon trajnerit të ri? "Me Baricin kemi qenë standard dhe i kemi kërkuar të njëjtat gjëra. Kërkesa e FSHF-së për trajnerin e ri është po ajo: arritja e rezultateve maksimale nëpërmjet rinovimit të kombëtares." "Asnjë klub shqiptar nuk është në hetim nga UEFA" I pyetur rreth lakimit të emit të Besës së Kavajës në shtypin botëror, se ndeshja e saj e Kupës UEFA me Bezanijan ka qenë e trukuar, presidenti Duka u shpreh: "Jam i pakënaqur me mediat, që akuzojnë Besën sikur është në hetime. Nuk e di cfarë interesash ka të merren për bazë media të caktuara të huaja dhe jo buletini i UEFA-s. Dua të theksoj se kjo cështje ka kohë që shqyrtohet nga UEFA. Bezanija është në hetime dhe jo Besa. Futbolli shqiptar po nxihet, ndërkohë që fjalët duhet të jenë në favor të tij. Kam lexuar dhe nuk kam parë asnjë rresht në mediat serbe që të flitet për Bezanijan, edhe pse e vërteta është që ajo po hetohet, dhe jo një klub i futbollit shqiptar."