Rezultate “bastesh” në Kupën e Shqipërisë. Ciftet e turit te dyte

Nuk është vetëm Liverpuli që fiton 8-0 me Beshiktashin në Ligën e Kampioneve, por është dhe Besëlidhja që shkatërron po me këtë rezultat Pogradecin në Kupën e Shqipërisë. Krahasimi vlen thjesht për statistikë. Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë të luajtura ditën e mërkurë prodhuan rezultate befasuese për diferencën me të cilat ekipet vendase fituan me kundërshtarët e tyre. Fitorja më e thellë i përket skuadrës lezhjane të Ridvan Kullit, - endet në vendet e fundit të Superligës – ndaj Pogradecit (8-0), kur kishte humbur takimin e parë 2-0. Fitore tenistike arritën edhe Vllaznia me Naftëtarin (6-1), Luftëtari me Gramshin (6-0) dhe Elbasani me Tomorin 7-2. Në takimet e tjera Apolonia fitoi pastër Sopotin (3-0), Flamurtarin me Adën (4-1). Teuta fitoi 3-1 me Ilirinë e Fushë Krujës dhe po me këtë rezultat fitoi edhe Dinamo me Dajtin.
16 skuadrat e turit të dytë – luhet më 13 dhe 27 shkurt 2008- janë Tirana, Skënderbeu, Partizani, Besa, Vllaznia, Shkumbini, Turbina, Apolonia, Flamurtari, Dinamo, Elbasani, Kastrioti, Besëlidhja, Laci, Luftëtari, Teuta
Edicioni i 56-të
Turi i Parë
Ndeshjet e kthimit
Te dielën
Skënderbeu-Tepelena 1-0 (2-3)
Të martën
Tirana-Butrinti 4-2 (2-2)
Partizani- Skrapari 2-1 (2-0)
Besa- Bylis 3-0 (3-2)
Të mërkurën
Vllaznia- Naftëtari 6-1 (3-2)
Shkumbini- Bilishti 3-1 (5-4)
Turbina- Erzeni 2-0 (1-1)
Apolonia- Sopoti 3-0 (1-2)
Flamurtari- Ada 4-1 (0-2)
Dinamo- Dajti 3-1 (2-0)
Elbasani-Tomori 7-2 (0-0)
Kastrioti- Burreli 2-0 (2-3)
Besëlidhja- Pogradeci 8-0 (0-2)
Lushnja- Laci 1-1 (1-3)
Teuta- Iliria 3-1 (1-1)
Luftëtari-Gramshi 6-0 (0-2)
16 të kualifikuarat
Tirana, Skënderbeu, Partizani, Besa, Vllaznia, Shkumbini, Turbina, Apolonia, Flamurtari, Dinamo, Elbasani, Kastrioti, Besëlidhja, Laci, Luftëtari, Teuta.
* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para