"Marca" këshillon Perezin: Merr Mourinjon!
Presidenti Florentino Perez shpenzoi plot 254 milionë euro në merkaton e verës së shkuar për të sjellë në “Bernabeu” yjet europianë (midis të tjerësh, Kristiano Ronaldo dhe Kaka). Por sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, presidenti madrilem duhet të zgjedhë njeriun e duhur në stol. Lista e kandidatëve është e gjatë: Mourinjo, Benitez, Ançeloti ose Kapelo.
Drejtori i gazetës që historikisht qëndron pranë klubit madrilen, Eduardi Inda, në editorialin e tij i propozon drejtuesit madrilen të zgjedhë një trajner që ka fituar në Europë, ose të paktën ka përvojë në arenën europiane. Sipas tij, alternativa ideale është Hoze Mourinjo, ndërsa Benitez, Ançeloti dhe Kapelo mund të jenë planet rezervë në rast se dështon marrëveshja me portugezin. “Mourinjo është i jashtëzakonshëm. Imagjino ç’mund të bëjë nëse ka në dorë lojtarët më të mirë në botë”, shkruan ai.