E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi pret një djalë

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, më në fund e ka thyer heshtjen pas shume javësh spekulime në lidhje me shtatëzaninë e të dashurës së tij dhe ka pranuar se ata janë duke pritur një bebe.

“Mendoj se do të jetë djalë. Nuk dëshiroj të flas më shumë, pasi ne kurrë nuk flasim për jetën tonë private. Por, ne vazhdimisht jemi pyetur rreth kësaj dhe deshëm që ta ndajmë gëzimin tonë”, tha Messi për të përditshmen ‘Ole’.

Messi, që e ka fituar tri herë ‘Topin e Artë’, sezonin e fundit me Barcelonën ka shënuar 73 gola në të gjitha garat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›