Marchisio i pëlqen të gjithëve, edhe Man Utd-it

Claudio Marchisio shënon, Marchisio pëlqehet, Marchisio ju bënë të ëndërroni. Nuk bëhet fjalë vetëm për tifozët e Juventusit por sipas uebfaqes angleze Caughtoffside.com, edhe për kampionin aktual të Premierligës, Manchester United.
Djajtë e Kuq thuhet se planifikojnë që gjatë afatit kalimtar të janarit të paraqesin ofertë për mesfushorin e Juventusit.
Marchisio është duke kaluar në një periudhë të formës së shkëlqyeshme dhe e dëshmoi këtë më dy gola në fitoren 2-0 ndaj Milanit javën e kaluar, dhe një tjetër shënim në barazimin 1-1 mes Italisë dhe Serbisë në Beograd të premten.