E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Austri-Shqiperi 0-0

/* */

Një Shqipëri e “vogël”, por heroike ndaj Austrisë, në barazimin 0-0 në “Life Arena” të Zajtenshteten, me të dyja skuadrat që e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë, Qaqi (72’) për ekipin tonë dhe Pajnzip për austriakët (77’).

Heroi i takimit ishte portieri ynë, Mikel Kaloshi, i cili priti mjeshtërisht penalltinë e ekzekutuar nga Ricmajer (73’), të shkaktuar nga Qaqi. Më aktivi në lojën tonë ishte mesfushori i avancuar Fabio Hoxha, i cili luan në Itali me Vareze. Kjo ishte pika e parë e ekipit të drejtuar nga i mirënjohuri Skënder Gega.

 Në ndeshjen e parë, kundër Danimarkës, Kombëtarja U-19 humbi 1-0 me një gol të pësuar në minutën e 93-të nga Kolhert. Ndeshja e fundit në grup është ajo kundër Maltës (10 tetor).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›