E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchisio mbetet në Juventus

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 14:46

Vazhdimi i kontratës deri më 2016 ka kthyer qetësinë te Claudio Marchisio. Pavarësisht spekulimeve të reja rreth mundësisë së largimit të tij nga Juventus, mesfushori italian ka theksuar se të ardhmen e tij e sheh në Torino.

“Torino është shtëpia ime, së fundmi kam vazhduar kontratën dhe nuk mendoj të largohem”, tha Marchisio të premten për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.

Ai ka mirëpritur transferimin e Andrea Pirlos nga Milan edhe pse ish ylli i Rossonerëve luan në një pozitë të ngjashme me të.

“Unë dhe Pirlo mund të jemi një qift i mirë në mesfushë. Jam në dispozicion të trajnerit, një mesfushor duhet të jetë në gjendje të sakrifikohet duke luajtur edhe në pozita tjera dhe unë e kam bërë këtë gjatë sezonit të fundit”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›