Dallas barazon në 1-1

Dallas Mavericks barazoi serinë finale në NBA në 1-1 pas fitores 95-93 ndaj Miami Heat në Florida.
Mavericks që më herët gjatë javës u mposhtën në ndeshjen e parë iu kundërpërgjigjën rivalit të tyre në ndeshjen e dytë të duelit përcaktues për titullin e kampionit.
Dirk Nowitzki ishte basketbollisti kyç në fitoren e Mavericks duke realizuar pikë vendimtare 3.6 sekonda para fundit.
Nowitzki shënoi nëntë pikët e fundit të Mavericks drejt totalit të tij prej 24 pikëve dhe 11 kërcimeve. Te Miami, Dwayne Wade ishte realizatori më i mirë me 36 pikë.
Miami udhëhoqi 88-73 me 7 minuta e 15 sekonda para fundit por humbën epërsinë atëherë kur ishte me rëndësi.
Nowitzki udhëhoqi Dallasin drejt rikthimit të avantazhit para se Wade dështoi nga një gjuajtje për tri pikë që mund të kishte siguruar fitoren për Heat.
Ekipet takohen sërish të dielën në Dallas.
Dallas Mavericks-Miami Heat 95-93 (1-1)
Miami: Wade 36
Dallas:Nowitzki 24