E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lehmann afër Schalkes

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 14:53

Sipas medieve gjermane, ish portieri i Kombëtares gjermane Jens Lehmann është në prag të transferimit në Schalke 04, klub ku kishte filluar karrierën si profesionist.

Pas largimit të Manuel Neuerit në Bayern Munich, klubi nga Gelsenkirchen ka transferuar portierin e ri, 22 vjeç Ralf Fahrmannin nga Eintracht Frankfurt i cili thuhet se do të ndihmohet nga përvoja e veteranit 41 vjeç, Lehmann.

Ish portieri i Arsenalit i cili u rikthye nga pensionimi njëvjeçar dhe i ndihmoi ekipit londinez në përfundim të kampionatit në Premierligë, kaloi dhjetë vite në Schalke mes 1988-1998.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›