Aguero preferon Spanjën

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 14:48
Ylli i Atletico Madridit Sergio Aguero ka dhënë indikacione se mund të transferohet te rivali i qytetit Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi argjentinas kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, Chelsean dhe Manchester Cityn mirëpo duket se Real Madridi është favorit për transferimin e tij.
Aguero ka shprehur dëshirën e tij të mbetet në La Liga. “Më pëlqejnë ligat angleze dhe italiane por e preferoj ligën spanjolle sepse jam këtu që pesë vite. Por, dua ti lë dyert e hapura për cilindo klub”, tha Aguero për mediet spanjolle.