Margarita Xhepa: Poezia me dhuroi duartrokitjet e para te publikut Izaura Ndoj
Aktorja e dhjetera roleve ne skenen teatrore, por dhe ne kinematografi, ne nje interviste per "Koha Jone", rrefen pjesemarrjen ne projektin "Mbremjet poetike", si dhe lidhjen e saj me poezine. Me tej, aktorja Xhepa tregon: "Poezine e kam dashur kur nuk isha ne gjendje ta kuptoja se cfare ishte poezia dhe cfare ishte arti. Ajo me ngjiti ne skene, prej saj kam marre duartrokitjet e para dhe vazhdoj ne karrieren time artistike krahas roleve ne teater dhe ne kinematografi, poezine ta kem te pandare". Numri i roleve qe ajo ka ne skenen e Teatrit Kombetar apo ne kinematografi, te lene te kuptosh se sa shume i ka dhene skenes kjo aktore. Me dekada ne skene, ajo mbart me vete dhjetera role, te cilat kane lene ndjesi te jashtezakonshme te publiku. Disa nga rolet e aktores ne dramaturgjine shqiptare, qe kane ngelur te paharrueshem per publikun, jane Filja te "Cuca e maleve" e Loni Papes, zonja Meme te "Kush e solli Doruntinen" e Piro Manit dhe Edmond Budines, Majlinda te "Majlinda" e Xhemal Brojes, Dafina te "Lumi i vdekur" e Jakov Xoxes, Nena "Perballe vetes" e Ruzhdi Pulahes, etj. Nga dramaturgjia boterore do te vecojme interpretimet e saj ne rolet e Kleas te "Dhelpra dhe rrushte" e Ezopit, Dados tek "Elektra" e Sofokliut, Ofelise te "Hamleti" i Shekspirit, Ledi Milfordit te "Luiza Miler" e Shilerit, Vajzes se dyte te "Mbreti Lir", Mbretereshes Margaret te "Rikardi i III-te", Dados te "Romeo e Zhuljeta" te Shekspirit, Zonjes Berling te "Vizita e inspektorit", Lenes te "Xhaxha Vanja" e shume te tjera, ndersa interpretimi i saj ne vepren "Trojanet" trondit dhe skenen e teatrit. Aktorja, gjithashtu, ka marre pjese edhe ne shume prodhime kinematografike, duke u kthyer edhe ne nje nga ikonat e kinemase shqiptare.
Znj. Margarita, jeni pjese e projektit me te ri ne Qendren Kulturore "Tirana", "Mbremjet poetike", qe i paraprijne 100-vjetorit te Pavaresise. Si ndjeheni?
Ndjehem shume mire, pasi eshte nje shfaqje ku ne epiqender eshte poezia. Poezine e kam dashur kur nuk isha ne gjendje ta kuptoja se cfare ishte poezia dhe cfare ishte arti. Ajo me ngjiti ne skene, prej saj kam marre duartrokitjet e para dhe vazhdoj ne karrieren time artistike krahas roleve ne teater dhe ne kinematografi, poezine ta kem te pandare. Nuk besoj te kete poet qe mos te kete kaluar neper fytin tim, si thote Driteroi yne i madh: i dua poetet me zemer te gjere sa deti. Dhe vertet, poetet tane te mrekullueshem, qe nga i madhi Naim Frasheri, per te cilin ne sot kemi kenaqesine te realizojme nje spektakel. Neper librat e tyre kane vargje pa mbarim, ne radhe te pare, per atdheun, per nenen, per gruan, per cdo gje te bukur si malli, dhimbjen, qe rrethojne jeten njerezore. Pikerisht, sot, ne kemi nje shfaqje me nje gjetje te re, te regjisores se re, Arjeta Dhima. Me vjen mire qe keto djem dhe vajza vijne nga akademia me keto mendime shume te bukura, me gjetje te vecanta, do te thosha. Ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise, cdo mbremje do te trajtohen poetet tane te medhenj, si Migjeni, Mjeda, Lasgush Poradeci.
Mendoni se ky projekt eshte nje gjetje e duhur?
Patjeter qe eshte nje gjetje, pasi na nxit 100-vjetori i Pavaresise qe ne te prekim serish skene, ate skene ku kemi marre emocione pa fund. Ne kete pavaresi kane kontribuar ne radhe te pare, poetet e medhenj te Rilindjes, me vargjet e tyre, me mesazhet e tyre, qe jane gjithmone aktuale dhe ne kurre nuk duhet t'i harrojme dhe t'i trajtojme, pasi ne te vertete cdo poezi ka nje rrefenje, ka nje ngjarje, ka nje deshire, ka nje mall, ka nje qendrim, ku cdo gje te ben te mendohesh. Prandaj, Naimi sot trajtohet ne forme te re, nje gjetje qe ne po e bejme te kuptueshme nga spektatori, te komunikojme me njeri-tjetrin poezine, ne menyre qe t'ia percojme salles ose teleshikuesve. Akoma jam e gezuar, pasi e kam ne shpirt poezine, eshte nje sinteze, nje nga majat e bukura te artit dhe ne kete menyre, duhet te bejme spektatorin e ri qe ta duan poezine, ta lexojne poezine. Poezia te ben me njerezor, t'i gjykosh gjerat ne forme poetike, me gjeresi te madhe shpirterore.
Cilat jane ato vargje qe do te recitoni?
Ne mes ketyre vargjeve, kam dhe nje poezi qe me terheq shume, pasi dhe vete e kam kaluar ne jeten time njerezore, me ka munguar nena qe ne moshen 9-vjecare dhe ajo ka mbetur si nje enderr ne syte e mi, asnjehere nuk me lodh malli per ta kujtuar.
Kur mendoj se c'heq i varferi
Zemren ma pushton i thelli pikellim,
Nuk ka nene diteziu, as baba,
nuk ka njerez, nuk ka moter, s'ka vella
Eshte i vetem i brengosur,
i urishem si nje gure,
ne mes te lumit te furishem
Ne vallezojme plot hare nga qelqi i veres,
ai qan si plepi dridhet ne mes te eres,
kush e ben ate te qesh,
i ngazellyer te vetem zemer ka gezuar
Zemra qe nuk cahet,
Nga i tij vrer qe nuk eshte zemer,
Gure i thuaj nje mije here,
s'eshte zemer po nuk njohu dhembshurine,
eshte balte nese nuk do njeri...
Eh, dridhur zemer nga ky renkim,
dridhu o njeri, o qiell pa pushim...
Kjo poezi ju trazon dhe ndjenjen e nenes...?
Ndjenja per nenen eshte nje ndjenje qe te ngel thelle ne shpirt. Ka raste nga me te ndryshme, dhe fatkeqesie ne familje, qe ju mungon prindi. Shume femije rriten pa dashurine e madhe te nenes, babait. Eshte detyra jone qe kete dashuri ta kemi sa me afer, mbi te gjitha dashurine njerezore.