Pacientet "shkojne" me mire me mjekun se infermierin Sonila Isaku
Pacientet shqiptare kane nje marredhenie me te mire me mjekun sesa me infermierin. Sipas te dhenave te nje studimi te bere ne te gjitha qendrat shendetesore ne qytet, per 12 rajonet dhe nga nje poliklinike ne komune, per rajon rezulton se 47 per qind e pacienteve kane nje marredhenie me te ngushte me mjekun se sa me infermierin. "Shumica e pacienteve i pershkruajne si 'mire' dhe 'shume mire' marredheniet me mjekun e familjes dhe personelin infermieror. Bie ne sy fakti qe, ne marredheniet pacient-infermier ka nje tendence ne rritje te permiresimit te ketyre marredhenieve, krahasuar me ato te mjekut, qe jane ne pjesen derrmuese te pelqyera", thuhet ne studimin e kryer nga specialistet e Institutit te Kujdesit dhe Sigurimeve Shendetesore. Keta te fundit, intervistuan 1431 personel mjekesor dhe 3107 paciente dhe studimi u krye mbi bazen e intervistes se drejtperdrejte me pacientin. Nga pacientet e intervistuar, mosha qe perdor me teper sherbimet shendetesore ne kujdesin paresor, rreth 72 per qind, i perket moshes 41 vjec e lart, fakt ky qe lidhet me moshen me te rriskuar te popullates. "Ne lidhje me kategorine e semundjes 'kronike' dhe 'akute', 65 per qind e pacienteve qe perdorin kete sherbim, jane te semure kronike, nderkohe qe 35 per qind jane paciente te cilet kane shkuar per nje urgjence mjekesore", thuhet ne studim. Nga ana tjeter, eshte verejtur se ka nje ulje te numrit te pacienteve te cilet duan te ndryshojne mjekun e tyre te familjes. "Dy studimet e kryera, se fundmi, nga ana jone, tregojne se ka nje tendence ne renie e kerkeses per te ndryshuar mjekun. Kjo do te thote se pacientet tashme jane familjarizuar me mjekun e tyre. Te dhenat konkrete tregojne se ne lidhje me deshiren per te nderruar mjekun, nga 8.4 per qind e pacienteve ne studimin e meparshem eshte ulur ne 6.7 per qind te pacienteve qe duan te nderrojne mjekun e lagjes", ka pohuar nje prej hartuesve te studimi, Xhadi Gjana. Persa u perket kerkesave te pacienteve ne kujdesin paresor, ato kane te bejne me teper me fuqizimin e ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike prane ketyre qendrave. Nderkohe, nje tjeter sherbim qe eshte kerkuar nga te moshuarit eshte edhe ai i sherbimit ne banese, ne rastet kur ata nuk jane ne gjendje te shkojne per vizite te mjeku.
Funksionimi i faturave zero
Vendosja e sistemit te referimit per vizitat te mjeku specialist dhe ai i spitalit rajonal apo terciar, ka konsistuar ne marrjen e nje sere dokumentesh, por edhe rregullimin dhe drejtimin e pacienteve te mjeku i duhur. Duke plotesuar keto kushte, ne shumicen e rasteve per personat e siguruar apo ata qe plotesonin dokumentacionin, shperndahet nje fature me vleren zero. Gjate vitit te kaluar, rreth 51.5 % e pacienteve te intervistuar jane shprehur se sistemi i referimit ka sjelle nje normalizim te pacienteve, ku nje person nuk mund te shkonte per nje dhimbje koke ne spitalin me te afert. Keshtu, per te bere sa me funksional kete sistem u vendos heqja e fatures "0 leke" per te siguruarit dhe lehtesime ne qarkullimin e pacientit brenda qendres shendetesore, ne rastin e konsultave me me shume se nje mjek apo per ekzaminime laboratorike.