Berisha-Luksic: Firmosin marreveshjen per dy pika te reja kufitare
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje vizite zyrtare ne Podgorice, Mal te Zi. Gjate kesaj vizite, kreu i qeverise shqiptare eshte takuar me homologun malazez, Igor Luksic, me te cilin ka firmosur marreveshjen per dy pika te reja te kalimit te perbashket kufitar "Zatrijebacka Cijevna - Grabon" dhe "Cerem - Vranice". Per dy kryeministrat, kjo eshte nje nder te shumtat marreveshje me te cilat dy vendet angazhohen per perdorimin efikas te resurseve te perbashketa dhe zhvillimit turistik, vecanerisht ne zonen e Bjeshkeve te Namuna apo ne Liqenin e Shkodres, Lumin e Bunes, pas nderhyrjeve te perbashketa per rehabilitimin e tyre. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha eshte shprehur se "eshte kenaqesi e vecante qe qeveria e Malit te Zi po investon ne rrugen qe afron Plaven me Podgoricen dhe projekti yne me i madh, i perbashket, do te jete perpjekja per t'i servirur Evropes dhe botes kompleksin turistik te Bjeshkeve te Namuna, te cilat jane nder malet me mahnitese ne mbare Evropen. Sot, ato quhen Bjeshket e Namuna, por une jam i sigurt se ne nje te ardhme jo te larget, do te jene po turistet, qe duket se u kane dhene kete emer ne te shkuaren, qe do t'i pagezojne me Bjeshket e Bekuara. Qeverite tona do te shqyrtojne investime te tjera dhe mundesite e nderhyrjes, qofte edhe te sektorit publik, ne organizimin e tureve turistike ne Bune, ne Liqenin e Shkodres". Ndersa kryeministri i Malit te Zi eshte shprehur: "Marreveshja e saponenshkruar ka si qellim rrugen qe do te afroje Plaven me Podgoricen dhe qe do te jete nje simbol i bashkepunimit shume te mire mes dy vendeve. Ne interesin tone te perbashket jane edhe Liqeni i Shkodres dhe Lumi Buna dhe ne jemi marre vesh, qe te investojme perpjekje gjithnje e me te medha per perdorimin e ketyre resurseve, ne te mire te zhvillimit me te mire ekonomik mes Malit te Zi dhe Shqiperise". Nacionalizimi ne Rajon, sa i gjalle eshte ai dhe sa mbeshtetet nga te dy vendet, ishte nje tjeter ceshtje qe u prek nga media gjate konferences se perbashket, por per te cilen Mali i Zi dhe Shqiperia kane pak per te thene. Integrimi europian eshte interesi me i madh i Rajonit theksuan Berisha dhe Luksic. Ne lidhje me pyetjen ndaj kryeministrin shqiptar per idene e paracakoheve per ndertimin e nje centrali berthamor ne Veri te vendit, Berisha per te disaten here ka theksuar se, ky qendrim eshte pezulluar pas tragjedise ne centralin e Fokushimas ne Japoni.