E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Ulet me 0.25 per qind norma baze e interesit Eglantina Nasi

Norma baze e interesit njeh nivelin me te ulet historik, 4.50 per qind, pas uljes se re te saj nga ana e Bankes se Shqiperise. Ka qene keshilli mbikeqyres i ketij institucioni, i cili vendosi ta ule ate me 0.25 pike perqindje, nga niveli ekzistues prej 4.75 per qind, qe ajo zoteronte qe nga muaji nentor i vitit te kaluar, kur ajo pesoi nje ulje te re te saj. Nje mase e tille, ne praktike, do te thote ulje te interesave per depozitat e qytetareve, duke i nxitur ata drejt shpenzimit dhe jo kursimit, si edhe interesa me te uleta per kredite e marra ne leke prej tyre. Konkretisht, Banka e Shqiperise ka kryer dy ulje te normes baze te interesit ne muajt shtator dhe nentor 2011, nen argumentin e domosdoshmerise se mbajtjes nen kontroll te presioneve inflacioniste, por edhe si mbeshtetje per nje politike fiskale me te permbajtur gjate periudhes se ardhshme. Nje fakt te tille e ka pohuar dje publikisht edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, sipas te cilit, "nje vendim i tille ofron kushtet e pershtatshme monetare per permbushjen e objektivit afatmesem te inflacionit, sikunder rrit stimulin monetar dhe nxit aktivitetin ekonomik ne vend". Nderkaq, ai eshte shprehur edhe ne lidhje me situaten ekonomike ne vend, duke pohuar se "ekonomia shqiptare eshte perballur me nje ambient sfidues gjate vitit 2011-es, si ne drejtim te rritjes ekonomike, ashtu edhe ne drejtim te ruajtjes se balancave makroekonomike". Duke shtuar se "ajo do te vijoje te rritet gjate vitit 2012, ndonese duke mbetur poshte nivelit te saj potencial". Kjo pasi, sipas Fullanit, aktiviteti ekonomik ne vend do te ndikohet nga kushtet qe imponon zgjidhja e krizes ne vendet e Eurozones, rritja ekonomike e vendeve partnere dhe nga qendrimi ndaj rrezikut i investitoreve te huaj. Por, pa harruar te sqaroje edhe faktin, se "problemet ekonomike ne vendet tona partnere mund te shnderrohen ne nje premise pozitive per ekonomine shqiptare. Projeksionet e rritjes ekonomike supozojne nje ecuri me pozitive te konsumit dhe investimeve ne vend, ne pergjigje edhe te permiresimit te kushteve te financimit", argumentoi mes te tjerash, kreu i Bankes se Shqiperise. Pa ngurruar gjithsesi te pranoje, se ekonomia shqiptare gjate ketij vitit do te ndeshet edhe me veshtiresi, sic eshte per shembull ajo e rritjes nderkombetare te cmimeve te ushqimeve, karburanteve dhe te produkteve te tjera baze, qe jane perkthyer, sipas tij, ne forcim te presioneve te huaja inflacioniste. "Masat e marra per adresimin e shqetesimeve te tregjeve financiare kane shkaktuar nje frenim te aktivitetit ekonomik ne partneret tane tregtare dhe jane pasqyruar ne ngadalesimin progresiv te ritmit te rritjes se eksporteve tona. Gjithashtu, zhvillimet negative ne kontekstin boteror, jane reflektuar ne rritje te pasigurise ne ekonomine shqiptare dhe kane ndikuar negativisht konsumin dhe investimet vendase. Por, pavaresisht ketyre goditjeve dhe megjithese me ritme te reduktuara, ekonomia shqiptare ka vijuar te rritet gjate vitit 2011", theksoi Fullani ne fjalen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›