E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maria Grazia Cucinotta, spiune ne Shqiperi

Nje shprehje italiane thote; “E bukur dhe e afte!“. Eshte rasti i Maria Grazia Cucinotta-s. Mes nje sere impenjimesh ne vendin e saj, ajo ka zgjedhur te ndermarre nje tjeter ne Shqiperi. Behet fjale per nje rol ne serialin “Familjet” qe po prodhohet nga DigitAlb.

“Ideja m’u duk zbavitese, por edhe fakti qe po bej dicka te re dhe qe jam ne nje vend qe nuk e njihja me pare. Gezohem qe po njoh nje Shqiperi ndryshe nga si pershkruhet ne gazeta dhe televizion. Eshte nje vend fantastik, me njerez mikprites qe me bejne te ndihem si ne shtepine time. Jam e lumtur qe po punoj me ta ne nje vend ku mund te rikthehem”, thekson aktorja italiane.

Ne vijim te intervistes per Top Channel, ajo ka zbuluar dicka rreth rolit ne serial. “Roli eshte paksa i vecante, i nje spiuneje. Nje rol qe nuk ka nje fund, pasi mbetet misterioz. Nuk dihet nese eshte i vertete, apo enderr”, shton Cucinotta.


Ajo flet edhe per endrren e saj qe femije. “Kur jam larguar nga Sicilia per ne Milano, nuk mendoja te punoja ne boten e modes apo te kinematografise. Doja nje pune qe te me mundesonte nje jete te re. Isha me fat sepse me punesoi nje agjenci modelesh. Nga moda kalova ne televizion e me pas ne kinematografi. Por gjithcka ishte ceshtje fati. Me pane, bera nje prove qe shkoi mire. Prej atehere nuk pushova me se punuari”, shton bukuroshja italiane, e cila flet edhe per projektet e se ardhmes.

“Jam duke u marre me prodhimin e tete filmave. Njeri ka dale ne kinema dhe sapo ka perfunduar filmi “L’imbroglio nel lenzuolo”, te cilin e kam shume per zemer”, pohon ajo, duke shtuar se duhet qe nje njeri te kete fat per te vazhduar nje karriere te tille.

“Fati ndihmon ne raste te tilla, por edhe te qenurit i sinqerte me vetveten. Pasi bera modelen per dy muaj, kuptova qe nuk ishte rruga e duhur, pasi nuk kisha trup te pershtatshem per veshjet dhe pata kurajon per te thene: Mjaft, te provoj dicka ndryshe! Pra ne jete duhet te provosh te realizosh endrren tende, por nese kupton se nuk eshte rruga e pershtashme per ty, duhet te provosh diku tjeter. Arti eshte i pafund dhe te jep me mijera mundesi. E rendesishme eshte te gjesh rrugen qe te perfaqeson me mire”, perfundon aktorja Cucinotta, e cila eshte e ftuar ne “Show 2009”, te cilin Top Channel do t’a transmetoje me date 1 janar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›