Kejsi Tola fiton Festivalin në RTSH
Këngëtarja e re Kejsi Tola ka fituar edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Kejsi, e cila është "produkt" i spektaklit për talentë "Ethet e të premtes mbrëma", është prezantuar me një këngë të punuar me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit. Në vendin e tretë të edicionit të sivjetmë të Festivalit në RTSH janë renditur grupi "West Side Family", ndërsa vendin e dytë e kanë zënë dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Kjo fitore e dërgon Kejsi Tolën në Moskë ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në "Eurovision".