Kejsi Tola fituesja e Festivalit të fund vitit në RTSH
Tiranë, 22 Dhjetor, 09:30, NOA - Këngëtarja e re Kejsi Tola ka fituar edicionin e 47-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Kejsi, e cila është “produkt” i spektaklit për talente, “Ethet e të premtes mbrëma”.
Ajo është prezantuar me një këngë të punuar me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe me tekst të Agim Doçit.
Në vendin e tretë të edicionit të sivjetmë të Festivalit në RTSH janë renditur grupi “West Side Family”, ndërsa vendin e dytë e kanë zënë dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli.
Kjo fitore e dërgon Kejsi Tolën në Moskë ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.
c.a/NOA