"Kopelia" premierë në TOB
Ilir Kerni ka realizuar ëndrrën e tij të përherëshmë, të vinte në skenën e TOB-it shqiptar një vepër të niveleve të mëdha. Baleti Kopelia vuri në skenë premierën e saj, ku Ilir Kerni qëndron në krye të trupës , të cilët sollën nën koreografinë e tij një ndër kryeveprat e baletit. Tre gupet e artistëve, të cilën ishin pjesë e pandarë e veprës sentimentale , por dhe komike njëkohësisht realizuan një lojë të niveleve të larta, me mjeshtërinë e tyre. Interpretmi ju është besuar një trupe profesioniste si ajo e TOB-it ku bëjnë pjesë solistët Enada Hoxha dhe Gerti Vaso si dhe balerinët e tjerë Esdalin Gorani, Eno Birko, Elona Nallbani, Ledia Sula dhe të tjerë. Vepra histori famtastike, mes marrëzizë së dashurisë ekszistente dhe asaj të rreme. Vajza me sy smeraldi sjell dy realitete kundërshtuese ku Franz është joshur njëkohësisht prej vajzës perfekte kukullës Kopëlia dhe vajzës Svanilda. "Kopelia" të fut në një gjendje marrëzie dhe dashurie, ku ndjesia për jo frymoren ndërthuret me atë për femrën e vërtetë dhe prej mishi. Megjithatë nuk kalohet në tragjëdizma dhe këto komikja ndërthuret bukur, për të sjellë një vepër origjinale dhe të famës internacionale, që me fanatizëm ruhet ende si vepra më e madhe komike ne Francë. Koreografia e Ilir Kernit do të gërshetohet me hijeshinë e skenografisë së Zorz Drausnik, kostumet do ti sjellë teper origjinale në përshtatje me rolet e veprës do ti sjellë Ljubica Ëagner, Okestra Sinfonike e Teatrit te Operas dhe Baletit do të drejtohet nga dirigjenti Ermir Krantja. "Kopelia", e cila u vu në skenë për herë të parë në Operan e Pasrisit në vitin 1870, hapi premierën në TOb e cila do të vazhdojë në datat 24,25,26 dhjetor.