Spanjë, kryeministri akuzohet për afera, populli në protesta
MADRID-Informacionet e publikuara në gazetën më të madhe spanjolle ‘El Mundo’ që implikojnë kryeministrin Mariano Rahoi në afera korruptive kanë ngritur popullin në protesta.
“Në burg” thërrisnin qindra protestues në Madrid duke iu referuar skandalit në të cilën është përfshirë kreui i ekzekutivit spanjoll ku një sërë dokumentash origjinalë tregojnë se ai pranuar fonde te paligjshme për partinë e tij, Partia e Popullit në kohë qe kjo partia nuk drejtonte vendin.
"Ne jemi në një situatë të paqëndrueshme sepse jemi duke u sunduar nga një qeveri kriminale, mbështetur nga struktura kriminale që është partia ne pushtet dhe si pasojë ne jemi në një sistem të korruptuar që nuk mund të rezistoje me tha njëri prej protestuesve. Një tjetër shtoi, "Ne kemi mbi gjashtë milion të papunë, një numër të lartë njerëzish te kualifikuar të cilët detyrohen të emigrojnë jashtë Spanjës per te gjetur pune dhe kjo gjë nuk mund të durohet më. Dokumentet e publikuara në El Mundo tregojnë emrin e Mariano Rajoy dhe dy pagesat prej 12 600 euro të cilat nuk janë deklaruar dhe taksuar gjate vitit 1997, 1998 dhe 1999 ku Rahoi ishte minister ne qeverine e Hoze Maria Aznar. Kjo gazetë i ka dorëzuar këto dokumente në Gjykatën e Lartë.
(d.b/ErionKacorri/BalkanWeb)