Marie Kraja shkon ne Itali
Festivali nderkombetar i zerave operistike Marie Kraja ka shpallur fituesit. Pas paraqitjes se nente finalisteve juria ka bere te njohur emrat e tre fituesve. Cmimi i pare i ka shkuar baritonit italian Alessio Arduini i cili u paraqit ne konkurrim me arien e kontit Hai gia vinto la causa nga opera Le Nozze di Figaros te Mozartit. Cmimi i dyte i ka shkuar sopranos nga Turqia Pervin Chakar e cila erdhi me Valsin e Zhuljetes nga opera Romeo dhe Zhuljeta e Gounod ndersa vendi i trete i ka shkuar mexosopranos italiane Alessandra Volpe e cila erdhi para publikut e jurise me arien e Charlote Ces letters nga opera Werther e Massenet. Baritoni i ri Alessio Arduini ndryshe nga sa ndodh zakonisht nuk eshte diplomuar ne ndonje shkolle muzike por ne Fakultetin e Inxhinierise. Aktualisht ai eshte ne vitin e fundit te specializimit ne kete dege. Me kanton lirike eshte afruar ne moshen 15-vjecare dhe qe prej 2 vjetesh po e studion ne menyre intensive kanton teknike. Kohet e fundit ka fituar nje burse studimi nga fondacioni Lina Aimaro Bertasi dhe prej pak kohesh ka nisur te debutoje si protagonist ne produksionin e Don Zhuanit te Mozartit i vene ne skene ne Teatrin Social te Komos. Gjithashtu ka marre pjese dhe ne Festivalin e Komos me rolin e Don Zhuanit. Eumlshte fitues i Cmimit te Pare ne Edicionin e Pare te Konkursit Nderkombetar Salice dOro.