E Diel, 1 Nëntor 2026

Panairi i Librit 2010 pa shkrimtare te huaj

I trembedhjeti vit i Panairit te Librit 2010 sipas tradites do te mbledhe ne Tirane per pese dite me radhe botuesit librat lexuesit autoret e perkthyesit. E ashtu si eshte bere zakon ne kete feste te madhe te librit organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare nuk do te mungojne elementet e reja dhe detaje qe sigurisht kane te bejne me mbretin e ketyre diteve librin. Ne veprimtarine qe do te organizohet ne Pallatin e Kongreseve nga data 11 deri me 15 nentor pritet te marrin pjese 80 subjekte botuese. Sipas kryetarit te SHBSH-se Petrit Ymerit edhe kete vit nuk jane pranuar te jene pjese e panairit subjektet jo botuese ose thene ndryshe ato subjekte qe lidhjet me librin i kane indirekte. Perkushtimi per organizimin e sivjetshem te Panairit te Librit duket se ka qene maksimal nga ana e organizatoreve. Kjo jo vetem per kenaqesine e te pranishmeve por edhe per nje arsye me shume. Panairi i Librit do te vizitohet nga presidenti i panairit te Lajpcigut gjermani Oliver Zile. Ymeri tregon se prania e ketij personaliteti te botes se librit mjaft i njohur ne rang europian si dhe i stafit te tij e ka nje arsye. Ne si Shoqate Botuesish kemi bere kerkesen qe per panairin e vitit 2012 ne Lajpcig Shqiperia te jete tema e radhes e ketij panairi. Per kete arsye z. Zile do te jete ketu ne menyre qe te studioje kerkesen tone dhe te vendose nese do ti jepet Shqiperise kjo mundesi. Per kete vit tema e Panairit te Lajpcigut ishte Kroacia per 2011-n eshte vendosur te jete Serbia e per vitin ne vijim shpresojme te jete Shqiperia. Nese do te arrihet ky objektiv Shqiperia do te paraqitet ne kete aktivitet te rendesishem te librit me nje numer te madh shtepish botuese autoresh e perkthyesish ku do te flitet per kulturen librin per letersine e per historine e Shqiperise. Ne shpresojme qe ta arrijme ta plotesojme kete kerkese ndaj edhe po bejme perpjekje serioze qe ky panair te jete disi me i mire se te tjeret thote Petrit Ymeri. Nderkaq e reja tjeter e ketij viti do te jete edhe prania ne nje stende te vecante e projektit TRADUKI. Behet fjale per nje projekt botimesh e perkthimesh per vendet e Europes Qendrore e Lindore. Pjese e TRADUKI-t jane me shume se 50 botues nga rajoni mes te cileve edhe Shqiperia. Ne kete stende do te jene te pranishme shtepi botuese nga Kroacia Bosnja Hercegovina Sllovenia Bullgaria etj. Ndersa tregon per te rejat e Panairit te 13-te te Librit Tirana 2010 Petrit Ymeri zbulon se edhe ne cmimet e pervitshme do te kete ndryshime. Kete vit eshte vendosur te mos jepet me cmimi per stenden me te mire ndersa jane shtuar dy cmime te reja ai per vepren studimore me te mire dhe cmimi special per letersi profesionale. Nderkaq ashtu si edhe vitet e shkuara do te jepet cmimi per librin me te mire ai per perkthimin me te mire si dhe cmimi per librin me te mire per femije. Sa u takon te ftuarve speciale per kete vit Ymeri tregon se ata do te jene vetem shqipfoles. Behet fjale per Sabri Hamitin nga Kosova Kim Mehmetin nga Maqedoni e Aurel Plasarin nga Shqiperia. Ne kemi bere perpjekje edhe per te ftuar te tjere nga pertej kufirit por qe per arsye te ndryshme nuk jane realizuar. I tille eshte edhe rasti i shkrimtares Ornela Vorpsi e cila nuk do te jete e pranishme per arsye personale shprehet ai. Sa u takon titujve te rinj edhe kete vit ata do te zene nje vend te konsiderueshem ne panairin shqiptar. Sigurisht peshorja do te anoje nga letersia e huaj. Botuesit shqiptare po perpiqen te sjellin ne shqip me te miren e letersise boterore e cila sipas Petrit Ymerit eshte me larte se ajo shqiptare e per kete duhet te jemi te ndergjegjshem. Panairi i Librit Tirana 2010 ngjarja me e madhe kulturore e librit qe zhvillohet brenda kufijve te Shqiperise realizohet nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare dhe cilesohet si nje nga ngjarjet me te rendesishme kulturore ne vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›