Java kulturore austriake vjen ne Tirane
Java kulturore austriake kthehet ne Tirane me nje seri aktivitetesh. Mozaik realizuar me mbeshtetjen e fondacionit Ulysses prezanton nje program dedikuar kryesisht muzikes. Java kulturore ka nisur me nje bashkeveprim mes interpretimit muzikor dhe autorial. Muzika e gjuhes gjuha e muzikes ka bashkuar mbreme ne sallen Black Box te Akademise se Arteve Karin Wagner qe ka interpretuar ne piano dhe aktorin shqiptar Neritan Licaj. Aktivitetet vazhdojne me nje mbremje muzikore qe organizohet neser ne 20.30 ne nje lokal ne kryeqytet te titulluar Rrahje elektronike kenge dhe melodi. Duke sjelle tinguj muzikore te rrymave te ndryshme java kulturore do ti kushtohet ne daten 4 nentor muzikes jazz. Nje koncert ku protagoniste do te jene Gent Rushi Ryan Langer Briz Musaraj nen moton Thjesht ceshtje jazz-i do te sjellin me te mirat e kesaj rryme. Aktivitetet do te vazhdojne me nje koncert te studenteve te Akademise se Arteve nen titullin Ngjyrat. Ne sallen Black Box do te prezantohen kurse qe studentet kane zhvilluar gjate javes. Pjese e javes kulturore austriake do te jete edhe nje ekspozite fotografike qe do te qendroje e hapur deri me daten 7 nentor ne hotel Rogner.