E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita shtrihet pertej kufijve shqiptare

Nentori 13

Nga data 5 nentor ne Muzeun Historik Kombetar 37 artiste pjesemarres do te ekspozojne punen me te mire te vitit. Per here te pare ne kete ekspozite ku nder vite kane marre pjese piktore te njohur shqiptare jane ftuar edhe artiste shqiptare te Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi. Besim Tula kuratori i kesaj ekspozite shprehet se ky eshte nje zhvillim pozitiv dhe nje shkembim eksperiencash

E kthyer tashme ne tradite ekspozita Nentori vjen ne edicionin e trembedhjete. Nga data 5 nentor ne Muzeun Historik Kombetar 37 artiste pjesemarres do te ekspozojne punen me te mire te vitit. Per here te pare ne kete ekspozite ku nder vite kane marre pjese piktore te njohur shqiptare jane ftuar edhe artiste shqiptare te Kosoves Maqedonise dhe Malit te Zi. Besim Tula kuratori i kesaj ekspozite shprehet se ky eshte nje zhvillim pozitiv dhe nje shkembim eksperiencash. I pyetur nese do te tentoje qe ky aktivitet te marre karakter nderkombetar Tula shprehet se ne klimen artistike te Tiranes eshte i genjeshtert pretendimi per te organizuar aktivitete te tilla. Sipas tij asnje artist i huaj nuk vjen ne Shqiperi per tu afirmuar. Nentori 13 do te qendroje e hapur deri me daten 20 nentor.

Ekspozita Nentori arrin ne edicionin e trembedhjete. Cfare sjell kete vit

Te 37 artistet pjesemarres sjellin punen me te mire te vitit. Eumlshte nje angazhim vjetor per secilin piktor dhe pas kaq vitesh duket se eshte arritur te kete nje lloj konkurrence te mire mes tyre. Duke pare ecurine e kesaj ekspozite mendoj se kemi arritur te kemi disa vepra te mira qe i prezantohen publikut. Sigurisht qe nuk mund te jene te gjitha te nje niveli por ka perpjekje serioze. Kete vit fale mbeshtetjes se Programit Kulturor Zviceran ne vendin tone kemi te ftuar edhe artiste shqiptare jashte kufijve shteterore. Vijne nga Kosova Mali i Zi e Maqedonia. Per ne eshte nje zhvillim mjaft pozitiv qe vete nuk do te kishim mundur ta realizonim jo per mungese idesh por per shkak te kushteve minimale me te cilat realizohet kjo ekspozite. Edhe pse sot shkolla artistike ka humbur kuptimin e mirefillte te saj po ta shikojme ka nje diference te artisteve qe vijne nga vendet pertej kufijve. Krijimi i nje vepre arti eshte nje pervoje ku merr pjese edhe formimi kulturor nder vite. Ne kete pikepamje ndihet diferenca mes artisteve te ftuar qe kane nje interpretim me lirik te vepres dhe atyre taneve qe kane me shume dashuri per detajet. Gjithsesi kjo eshte edhe nje shkembim eksperiencash.

Nentori eshte nje ekspozite qe ka luftuar per ekzistence gjate ketyre viteve. Eumlshte serish e njejta situate

Kjo ekspozite ka njemije arsye per te mos u bere nuk ka sponsorizim nuk ka salle eshte realizuar pa buje e pa menaxhim. Ne jemi kapur me force pas mundesise per ta realizuar. Ndonese me vjen keq jam i detyruar te shpreh nje pamje pesimiste te jetes sone artistike. Flas vecanerisht per artet vizuale ku organizohen aktivitete te paperfillshme pervec Bienales se Tiranes dhe Onufrit qe ne menyre te panatyrshme i eshte atashuar Galerise Kombetare te Arteve. Une nuk e kam kuptuar se pse duhet te ndodhe kjo. Kjo ndoshta vjen si pasoje e mungeses se specialisteve ne Ministrine e Kultures perderisa nje konkurs kombetar dhe nderkombetar i atashohet nje institucioni qe nuk e ka aspak per detyre ta beje kete. Detyra e Galerise se Arteve eshte te ruaje te terheqe vlerat dhe ne kontekstin e fondit vjetor mund te ftoje artiste vendas apo te huaj. Ministria si vend qe drejton kulturen duhet te kete specialistet per artet vizuale qe kete ekspozite kombetare ta organizoje vete sepse i ka te gjitha detyrimet dhe mundesite. Ne kete varferi te madhe te aktiviteteve Nentori eshte nje ekspozite bamirese qe ka lene gjurme keta 13 vjet. Kujtoj se nder vite ne te kane ekspozuar emra te tille si Abdurrahim Buza Danish Jukniu Naxhi Bakalli Llambi Bido Zef Kolombi etj.

Do te kete nje perpjekje per ta kthyer ne ekspozite nderkombetare Nentorin

Te thuash aktivitet nderkombetar ne Shqiperi ka nje sens talljeje. Sigurisht qe po te kesh fonde te mjaftueshme mund te sjellesh ke te duash por per shpatullat e dobeta te ekonomise sone fjala nderkombetare u lejohet vetem atyre rasteve kur drejtuesit hyjne ne qarqet politike. Per klimen artistike te Tiranes fjala nderkombetare eshte ende e huaj sepse aktivitetet qe realizohen te ne nuk jane per tu shenuar ne axhenden nderkombetare te veprimtarive kulturore. Shume artiste te huaj kane ardhur per bamiresi jo per te konkurruar e per te marre emer. Duhen te tjera kushte te tjere parametra dhe te tjera juri per te organizuar aktivitete nderkombetare. Pas liberalizimit te vizave besoj se artistet tane i pret kjo e ardhme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›