Rama injoron thirrjet e nderkombetareve Nuk ndalim demonstratat

Kreu i PS-se thirrje per protesta te tjera. Demonstrata Rama Qeveria pergjegjese per dhunen
Pavaresisht se Edi Rama kreu i PS-se permes demonstrates se dhunshme shenoi nje bilanc me tri viktima diten e premte ai nuk ka ndermend te terhiqet nga protestat e tjera mbi institucionet e shtetit. Madje kreu socialist dje injoroi thirrjet e nderkombetareve per ruajtjen e qetesise dhe ne menyre te vecante ate te SHBA-se se nuk eshte koha per protesta ne rruge. Para mediave kryetari i PS-se Edi Rama shprehu dje edhe nje here gatishmerine e opozites per te vazhduar demonstratat e saj ne menyre paqesore dhe pa dhune. As e kemi humbur dhe as do ta humbim kete fill duke shkuar perpara me forcen e arsyes dhe refuzuar te biem pre e tundimit per te perdorur arsyen e forces. Dje u provokuam barbarisht nga nje polici shteti e keqperdorur e cila nderhyn me bomba e blinda ujehedhes mbi protestuesit. Do te vazhdojme ne rrugen tone nuk do te ndalemi ne demonstrimet tona sepse eshte nje udhekryq ku ndalen dy bote ajo e lakuriqit te nates dhe ajo e drites se te vertetes. Ne do te ecim para me forcen e arsyes dhe jo te perdorim arsyen e forces. Do te vazhdojme pa dhune paqesisht urtesisht me fuqine e pandalshme te rezistences se popullit. Ata ne pushtet jane partia ne ne rruge jemi populli - tha Rama. Kryesocialisti iu drejtua me deklaraten e tij per shtyp edhe nderkombetareve te cileve u kerkoi qe te shihnin sipas tij te verteten e qarte e te dukshme dhe njekohesisht kerkoi largimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te reja. Apeli im per miqte nderkombetare eshte te shohin drejt e ne sy te verteten qe eshte me e qarte fale kurajes dhe mundesive per te transmetuar prova te pamanipulueshme te atyre gazetareve qe sot jane edhe ata ne nje kacafytje per lirine apo humbjen e saj me nje pushtet qe duhet te largohet ne menyre qe Shqiperia te futet ne normalitet dhe shqiptareve tu jepet e drejta e mohuar per te zgjedhur qeverine e tyre me zgjedhje te lira dhe te ndershme - theksoi Rama. Kryetari i Partise Socialiste deklaroi gjithashtu ne konferencen e pare per shtyp se ai denon me force vrasjen e tre demonstruesve dje ne Tirane. Rama akuzoi qeverine se me veprimet e saj e ktheu demonstraten ne tragjedi ndersa nga ana tjeter eshte mazhoranca ajo qe ia faturon te tere fajin opozites dhe kreut te saj per sjelljet e dhunshme te demonstruesve diten e premte. Ne fund te fjales se tij kreu i socialisteve i kerkoi drejtorit te Pergjithshem se Policise se Shtetit qe te zbatoje urdher-arrestimet e gjashte punonjesve te Gardes se Republikes qe sipas Rames enden ende te lire duke perbere rrezikshmeri shoqerore. Po dje deputete te PS-se te shoqeruar edhe nga qytetare zhvilluan dje homazhe ne vendin ku humben jeten tre protestues gjate demonstrates se opozites. Te kryesuar nga kryetari Edi Rama politikanet vendosen buqeta me lule ne nder te tri viktimave te vdekur gjate demonstrates se dites se premte.