Marijuanë në Igumenicë, sekuestrohen 142 kg me destinacion Greqinë
Gjirokastër- Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike dhe një armë është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek në Igumenicë të Sarandës.
Mësohet se rreth 142 kg marijuanë dhe një armë tip kallashnikov u kapen nga policia greke në Placio të Igumenicës.
Policia bën me dije se droga kishte kaluar nga fshati Janjar i Sarandës. Po ashtu ajo u gjet në një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Aksionet antidroge në vend kanë sekuestruar vetëm ditën e premte plot 3.7 ton marijuanë në një autobot çisternë që kishet si dentinacion tregun e Greqisë.
/IDEA/