Ministri i Jashtëm serb, vizitë në Shqipëri
21-10-2012 / Gazeta 55
Ivan Mrkic, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka paralajmëruar një vizite zyrtare në Tiranë. Ministri i Jashtem serb ka bere me dije se të hënën do të jetë në Shqipëri, ndërsa vlen të theksohet fakti se kjo është e para vizitë e një shefi të diplomacisë serbe në Shqipëri, pas shumë vitesh. Lajmi është raportuar nga mediat serbe, ku sipas tyre të martën Mrkic do të takohet me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti.
“Nesër do të shkojë në Tiranë. Shumë vjet atje nuk ka shkuar ministër serb i Jashtëm. Me siguri do të krijojmë bazat për bashkëpunim më të mirë”, tha Mrkic, për gazetën serbe “Politika”.
Po sipas mediave serbe, shefi i diplomacisë së Serbisë do të ketë një vizitë të gjerë, në shumicën e vendeve të rajonit.