E Diel, 1 Nëntor 2026

Komedi politike Hiqe ministrin nga priza ne skene

Ajo që kemi parë shpesh këto ditë të mbushura me politikë e me fjalime tashmë mund ta shohim në seknën e Teatrit të Metropolit. Regjisori i ri Arbër Jakllari ka vendosur të provokojë publikun dhe situatën aktuale politike me komedinë satirike “Hiqe ministrin nga priza”.

“Bëhet fjalë për politikanë të cilët ndodhen në të njëjtën situatë, pra personazhet. Ata ndodhen në situatën zgjedhore, votash dhe brenda kësaj situate dalin situata të tjera. Publiku ynë gjithmonë i ka parë në televizor dhe është mbistresuar  me situatën. Më tepër duhet të vinte të shikonte dhe te krjijonte një pastrim shpirtëror le të themi, duke parë anën komike. Apo të provoja një katarsis, po them- thotë Jakllari.

Artistët do të zbulojnë figurat politike dhe njerzit që i rrethojnë brenda mureve të shtëpisë e cila kthehet herë në parlament e herë në podiume fjalimesh.

“Gjithë ngjarja, gjithë veprimi dramatik zhvillohet brenda mureve të shtëpisë, në sallonin e pritjes së ministrit të mbrotjes. Shohim se si ata flasin të vërtetën brenda mureve të shtëpisë, aty është e vërteta”- shprehet ai.

Vepra e britanikut Erik Ajdëll  “Hiqe ministrin nga priza” do të shfaqet për dy fundjava në Teatrin e Metropolit.

Aurela Papadhima
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›