E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marieli: “Mamaja ndoshta di ndonjë gjë për Mirjetën”

Pas spektaklit të ditës së shtunë, Marieli ka biseduar me Ergysin, ku i ka rrëfyer për takimin e tij me nënën. Ergysi shprehet i ka ardhur shumë mirë që Marieli ka takuar familjarët. Marieli i ka tregon se mamaja i ka folur vërtet ashtu siç nënat duan më të mirën për fëmijët e tyre. Por ndërkaq, Marieli ka pohuar se ndoshta mamaja e tij di ndonjë gjë më shumë për Mirjetën nga jashtë dhe thjesht e ka këshilluar. Marieli përfundon se e ëma i ka kërkuar të jetë i fortë e të tregohet ashtu siç është në të vërtetë, e do që ta shohë më shumë kohë të qeshur. Më herët, ai ka diskutuar për të njëjtën temë edhe me Petritin e Nedën, ndërsa i shkruante një letër familjes, vëllait e nënës, që i bënë surprizë duke ardhur në shtëpi. Ai ua lexoi Petritit e Nedës më pas, letrën që ka shkruar e që i drejtohet mamasë së tij. Marieli ka shprehur dashurinë që ka për familjen dhe mirënjohjen për mamanë e tij dhe të vëllain, që i bënë një surprizë kaq të bukur. Petriti e Neda e komplimentojnë për fjalët e ndjera e Marieli shprehet se ndjehet aq mirë që ka takuar mamanë dhe vëllain, saqë dhe sikur bota të përmbysej tani, nuk do t’i bënte përshtypje. Më pas, Marieli ia lexon dhe Ogrenit letrën e mamasë së tij dhe shprehet se e ëma e ka këshilluar të jetë më i kujdesshëm në lidhje me Mirjetën, por nuk kishte gjë kundër saj. Ogreni përgjigjet se nënat mendojnë gjithmonë për të mirën e fëmijëve e Marieli shton se mamaja i ka thënë se me Mirjetën nuk njihen shumë, e ky është një disavantazh për ta, që do të ishte më mirë që të njihen më mirë kur të dalin. Ogreni shprehet se ai duhet t’i analizojë mirë fjalët e mamasë së tij, sepse nuk ia ka thënë pa baza e po ashtu i thotë dhe Neda. Ndërsa me Shkëlqimin, Marieli shprehet se e do Mirjetën dhe do të shohin se si do të shkojë lidhja e tyre, e për të ëmën shton se nuk e di se çfarë mund të dijë ajo nga jashtë për Mirjetën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›