E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marina amerikane shpëton 13 iranianë

Një anije e marinës ushtarake amerikane shpëtoi dje 13 iranianë që mbaheshin peng nga piratët në detin Arabik.

Marina amerikane njoftoi se kishte hasur kaiket e piratëve dhe anijen e rrëmbyer iraniane të peshkimit Al Molai, të enjten, pas marrjes së një thirrje për ndihmë nga anija iraniane. Në një deklaratë të marinës amerikane thuhet se një ekip i personelit ushtarak mori në kontroll anijen iraniane, dhe kapi 15 piratët që mbanin peng peshkatarët.

Në deklaratë thuhet se anija iraniane kishte qenë nën kontrollin e piratëve për më shumë se një muaj dhe përdorej nga piratët si bazë për operacionet e tyre.

Zyrtarë të marinës amerikane thanë se iranianëve iu dha ushqim dhe kujdes mjekësor para se të liroheshin, dhe tani janë në udhëtim për në vendin e tyre. Piratët që besohet të jenë Somalezët - ndodhen në paraburgim në një aeroplanmbajtëse amerikane.

Irani ka kërcënuar kohët e fundit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, në Gjirin Persik, dhe ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të ndërpresin qarkullimin rutinë të aeroplanmbajtësve në atë zonë. Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se operacionet në Gjrin Persik do të vazhdojnë si zakonisht
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›