E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zona jugore e Saharase e kercenuara nga thatesira

Shume peme po thahen ne rajonin Sahel te Afrikes dhe nje studim i ri thote se ndryshimet klimatike shkaktohen nga njerezit. Ajo cka eshte me shqetesuese eshte se shume specie bimesh po zhduken ne kete rajon.

Studimi eshte paraqitur ne revisten Thatesira  mjedisore.  Shkencetari i ndryshimeve klimatike Patrik Gonzales ka drejtuar kerkimet ne 6 vende. Ne kohen qe po kryhej studimi zoti Gonzales ishte ne nje vizite ne nje qender per Pylletarine ne Universitetin e Kalifornise ne Barkli.

Ne i drejtuam kerkimet tona ne Sahelin Afrikan nje rajon i thate ne cep te Saharase ku njerezit e kane krijuar mbijetesen e tyre ne varesi te pemeve. Saheli ka perjetuar thatesirat me te ashpra ne bote qe nga regjistrimet e renies se shiut ne kohet moderne.

Kerkimet treguan se gjate shekullit te 20 sasia e reshjeve ne Sahel ra me rreth 20-30.

Nje ne 6 peme u tha gjate gjysmes se dyte te shekullit te 20-te. Dhe nje ne 5 lloje  pemesh u zhduk ne kete rajon. Keto ndryshime sollen zhvendosjen e zonave bimore drejt territoreve me rreshje.

Nder shkaqet me te mundshme te zhvendosjes se zonave bimore jane edhe pakesimi i rreshjeve shtimi i popullesise njerezore si dhe ulja e pjellorise se tokes.

Krahasimet e statistikave tregojne se klima mbizoteron ndaj faktoreve te tjere. Ndryshimet klimaterike ishin shkaku kryesor i humbjes se pemeve. Prane Saharase do te gjeni zona te zhveshura nga pemet dhe do te shihni bime si  Akacia apo ferra qe jane bime thatesire. Nese levizni ne jug drejt Ekuatorit do te gjeni lloje bimesh me fruta dhe bime me gjethe te gjera qe kerkojne me shume shi dhe kushte klimaterike me lageshtire.

Studimi nxjerr pergjegjes  per ndryshimet klimatike  ne Sahel perdorimin e makinave gazeve te efektit serre si dhe aktiviteteve te tjera njerezore gjate viteve. Zoti Gonzalez  i pershkruan kushtet prane Saharase si nje degradim i kesaj toke ne planin afatgjate.

Ne po tregojme nje forme te shkretimit. Procesi i shkretimit eshte degradimi i tokes. Ne nuk po tregojme zhvendosjen e reres ne Sahara por ajo qe po tregojme eshte degradimi i tokave ne jug te saj ne Sudan Sahel e Guinea. Keto jane zonat jugore te Saharase.

Popullsia vendase e rajonit eshte ketu prej mijera vitesh dhe rivendosja e tyre diku tjeter nuk eshte nje mundesi qe ata e marrin ne shqyrtim. Popullata indigjene eshte pershtatur me ndryshimet klimaterike per shembull duke u kujdesur e duke krasitur pemet e vogla deri sa ato rriten.  Nje praktitke e tille mund te ndihmoje ne dyfishimin e dendesise se pemeve.

Gjithsesi zoti Gonzales thote se popullata vendase nuk mund ta ngrere shqetesimin e ndryshimeve klimatike e vetme. Ai thote se duhet nderhyrja e komunitetit nderkombetare.

Paneli Nderqeveritar per Ndryshimet Klimatike i cili eshte organizmi me i larte qe analizon ndryshimet klimatik e ku une bej pjese  ka treguar se ne ne Shtetet e Bashkuara dhe ne vendet e tjera te industrializuara kemi mundesine qe te perdorim teknologjite  dhe praktikat qe kemi per te shmangur ndikimin drastik anembane botes duke pakesuar gazet e efeketit serre.

Zotit Gonzales iu bashkua ne studimin e tij Compton Tucker nje shkencetar veteran per token ne Qendren Goddart te NASAS dhe Hamady Sy perfaqesues i qarkut te Mauritanes ne Rrjetin e Paralajmerimeve te Hershme per Urine. Si Nasa edhe Qendra studimore Gjeologjike Amerikane kane dhene fonde per studimin.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›