E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, defekti kompjuterik i palës greke, paralizon punën

KAPSHTICË- Mëngjesin e sotëm pika doganore e Kapshticës është bllokuar për shkak të motit të keq.

Por, autoritet doganore bëjnë me dije se një defekt kompjuterik nga pala greke ka bllokuar punën dhe ka krijuar radhë të gjata të emigrantëve.

Edhe mëngjesin e sotëm pati një fluks të dendur të udhëtarësh në hyrje dhe në dalje, ndërsa defekti i palës greke htoi vështirësitë për qarkullim në kufi.

Autoritetet shqiptare bëjnë thirrje që emigrantët shqiptare të shmangin kthimin e tyre në vendet e punës përmes kësaj pike doganore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›