SHBA 200 mije vende te reja pune
Ekonomia amerikane krijoi 200 mije vende pune ne dhjetor duke shenuar muajin e gjashte rresht rritje tregojne shifrat zyrtare.
Rritja ishte shume me teper nga sa pritej. Analistet kishin parashikuar nje rritje prej rreth 150 mije vendesh pune.
Kuota e papunesise ra ne 8.5 per qind qe eshte dhe niveli me i ulet qe regjistrohet ne tre vitet e fundit. Nderkohe qe ne muajin nentor sipas Departamentit amerikan te Punes shifra ne fjale ishte 8.7 per qind.Vende te shumta pune u krijuan ne sektorin e shitjeve me pakice manifakture transport ne ate te magazinimeve dhe shendetesi.
Punesimi ne sektorin privat u rrit me 212 mije ne dhjetor dhe me 1.9 milione gjate vitit qe lame pas. Ndersa punesimi ne institucionet qeveritare ndryshoi vetem pak ne dhjetor por ishte nen 280 mije gjate gjithe vitit.
Niveli i papunesise ka mbetur tejet i larte ne kuoten 9 per qind per vite te ndryshme duke arritur pikun ne 10.1 per qind ne tetor te vitit 2009.Megjithate dhjetori shenoi muajin e trete te renies se tij edhe pse shifra e nentorit u rishikua nga 8.6 ne 8.7 per qind.