Westerwelle në Afrikën e Veriut, takime me krerët e vendit

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle do të nisë këtë të shtunë një vizitë tre ditore në Afrikën e Veriut.
Stacioni i parë do të jetë Algjeria, vendi i vetëm në këtë pjesë të Afrikës, i cili nuk është prekur pothuajse fare nga e ashtuquajtura Pranverë Arabe.
Westerwelle do të kërkojë nga krerët e vendit që të bëjnë reforma. Më pas ai do të vizitojë edhe Tunizinë dhe Libinë.
Politikani liberal me këtë udhëtim ka për qëllim të shprehë mbështetjen e qeverisë gjermane përproçeset demokratike në këtë rajon.