E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundershton taksen ndaj kompanive ajrore

Kina eshte shprehur tejet e shqetesuar dhe kunder takses per kompanite e fluturimit te vendosur nga Bashkimi Evropian e ne te njejten kohe ka kerkuar zhvillimin e nje tryeze bisedimesh lidhur me kete ceshtje. Deklarata zyrtare vjen vetem nje dite pasi kompanite kryesore ajrore te Kines refuzuan te paguanin taksen ne fjale.

Qe nga nje janari te gjitha kompanite ajrore qe perdorin aeroportet e bllokut 27-anetaresh jane te detyruara te paguajne nje takse deri ne 100 euro per cdo ton dioksid karboni te emetuar ne ajer. Kompanite qe nuk e respektojne kete vendim do te gjobiten e madje edhe do tu ndalohet fluturimi ne rajon.
Kjo skeme ne fakt eshte kritikuar tej mase edhe nga vende te tjera perfshi Indine SHBA-ne dhe Kanadane. Ne muajin dhjetor SHBA nuk arriti te bindte Gjykaten Evropiane te Drejtesise qe te bllokonte kete takse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›