Marina kërkon mëshirë për “barktharët” që shpërdoruan tortën…

Turp për një grup të vogël njerëzish që u vërsulen si kafshë mbas asaj torte, dhe me turp për ato televizione e gazeta e disa palaço që në vend të merreshin me festën dhe me qytetarët që dolën për të festuar, u morën gjith ditën e djeshme me një pakicë personash, që nuk dinin se çfarë bënin…..
“Shoh këtë video dhe nuk ndjej turp, por ndjej MËSHIRË. Të gjithë sot kemi shpalosur patriotizmin dhe dashurinë tonë të thekur për atdheun por nuk harrojmë se ky është realtiteti.
Në këtë MJERIM jetojmë. Ajo nënë e gjorë nuk e mori tortën për të lënë një shije të keqe, por mbase për t’ia çuar nipërve të saj. Të mos shohim vetëm mirëqenien tonë, duhet të kemi parasysh edhe faktin se qindra mijëra shqiptare nuk kanë me ç’të ushqehen. E si rezultat i kësaj ne përdhosemi e transformohemi si barktharë.” shkruan Marina në facebook. /Indeksonline/