E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Opozita nuk lejon ngritjen e gjykates administrative

Deklarata Ministri i Drejtesise akuza KLD-se per emerimet dhe masat ndaj gjyqtareve

Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka sulmuar opoziten se po pengon ne menyre te qellimshme ligjin per gjykaten administrative. Ne nje interviste per nje televizion privat Nishani hodhi akuza edhe ndaj KLD-se per emerimet ne gjykatat e shkalles se pare dhe te apelit ndersa tha se KLD-ja ka rrezuar disa masa qe ka propozuar ministria ndaj gjyqtareve pas shkeljeve te konstatuara. Ne lidhje me gjykaten administrative une besoj se politika eshte bere pengese sepse eshte teresisht qendrim i politikes. Nuk dua te perfitoj nga fakti qe i takoj mazhorances dhe po bej nje akuze ndaj kundershtareve te mi politike por eshte nje gje reale qe per shkak te nje vullneti qartesisht politik nuk lejohet ngritja e kesaj gjykate.

Ne lidhje me emerimin e gjyqtareve Nishani tha se ka pasur nje shqetesim te madh ne raportin e eksperteve te Komisionit Europian qe u referoheshin ankimeve qe vinin nga vete radhet e gjyqtareve. Nuk mund te them qe ka ndikime politike por akuzat dhe pretendimet vinin per nje procedure jo transparente dhe jo te mbeshtetur mbi bazen e nje sistemi te qarte te vleresimit te karrieres. Kjo ka bere qe KLD-ja per momentin i ka bllokuar edhe me kerkesen e ministrit te Drejtesise emerimet dhe promovimet brenda sistemit te drejtesise derisa te mbaroje ky sistem vleresimi vijoi ministri.

Ne lidhje me masat ndaj gjyqtareve Nishani tha se Te pesta rastet e propozuara nga ministri i Drejtesise per masa disiplinore jane rrezuar nga KLD-ja pra ne asnje rast KLD-ja nuk ka miratuar propozimet per mase konkrete madje ka pasur raste kur KLD-ja ka propozuar per gjyqtarin ne fjale qe duhet marre masa per shkak te procedures eshte ministri qe duhet ta inicioje keshtu percaktohet ne ligj edhe ne kete rast kur eshte vajtur me propozimin KLD-ja serish e ka rrezuar.

Me tej pranoi se ka korrupsion ne drejtesi ashtu si edhe ne institucione publike te tjera. Ministri tha se po shikohet mundesia e ngritjes se pagave te gjyqtareve te shkalles se pare dhe te dyte ndersa tha se ka votuar per heqjen e imunitetit te gjyqtareve qe hetohen per korrupsion nga prokuroria. Per Konferencen Gjyqesore tha se e mbeshtet nismen e vetevendosjes ndersa per emerimin e anetareve te Gjykates se Larte dhe te Kushtetueses nga Presidenti tha se rrezimi i kandidaturave nuk do te thote se eshte bere pazar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›