Marinsat amerikanë urinojnë mbi trupat e pajetë të afganëve
SHBA - Marina Amerikane ka nisur një hetim lidhur me një video të publikuar në internet, ku shfaqen 4 trupa të marinës
duke urinuar në trupat e vdekur të luftëtarëve afganë.
Në një deklaratë, Marina Amerikane shprehet se ende nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “YouTube”.
Në deklaratë, gjithashtu thuhet se veprimet në këtë video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane. Një zëdhënës i Pentagonit, Xhon Kirbi tha se ajo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze. Është ende e paqartë se kush e ka realizuar videon dhe postuar atë në internet.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Imazhe të marinsave duke urinuar